Kërko

Israel's Foreign Minister Eli Cohen Israel's Foreign Minister Eli Cohen

Kryeipeshkvi Gallagher takohet me ministrin e Jashtëm izraelit Cohen, në Vatikan

Sekretari vatikanas për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat ndërkombëtare, imzot Paul Richard Gallagher u takua dje Ministrin e Jashtëm izraelit Eli Cohen. Ministri i Jashtëm izraelit "falenderoi Vatikanin për veprimtarinë e rëndësishme në luftën kundër antisemitizmit dhe për ndihmën në promovimin e çështjes të izraelitëve të burgosurve dhe të zhdukur".

R.SH. - Vatikan

Sekretari vatikanas për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat ndërkombëtare, imzot Paul Richard Gallagher u takua dje Ministrin e Jashtëm izraelit Eli Cohen. Është vizita e parë e një ministri të jashtëm izraelit në Vatikan, pas 12 vjetësh.

Ministri i Jashtëm Eli Cohen - mësohet nga burime diplomatike izraelite - dënoi me vendosmëri çdo dhunë kundër të krishterëve dhe nënvizoi se në Izrael është në fuqi liria e adhurimit për të gjitha fetë. Izraeli nënvizon angazhimin e tij për sigurinë e të krishterëve në Izrael dhe  ruajtjen e lirisë së fesë e të kultit.

Ministri i Jashtëm izraelit "falenderoi Vatikanin për veprimtarinë e rëndësishme në luftën kundër antisemitizmit dhe për ndihmën në promovimin e çështjes të izraelitëve të burgosurve dhe të zhdukur".

Eli Cohen theksoi: "Angazhohemi ta ruajmë sigurinë dhe dinjitetin e të gjitha feve. E do të vazhdojmë ta bëjmë këtë dhe të tregojmë tolerancë zero në rastet e dhunës, me bazë urrejtjen. “Falënderova Ministrin e Jashtëm - kujtoi akoma - për angazhimin e tij në luftën kundër antisemitizmit dhe i bëra thirrje Vatikanit ta miratojë përkufizimin e antisemitizmit ndërkombëtar” sipas. IHRA-s.

 Cohen dhe Gallagher - vijojnë burimet diplomatike izraelite - diskutuan për veprimtarinë ndërmjet dy shteteve, duke theksuar rëndësinë që ka për besimtarët e krishterë në Izrael. Shkëmbyen mendime edhe për rëndësinë e jashtëzakonshme të luftës kundër ndryshimeve klimatike dhe mundësinë e bashkëpunimit në 'diplomacinë klimatike' bazuar mbi vlerat e përbashkëta të Izraelit dhe Vatikanit për këtë problem të mprehtë".

14 korrik 2023, 12:55