Kërko

Marrëveshja në Nur-Sulltan nga imzot Paul Gallagher, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, dhe nga zëvendëskryeministri e ministri i Jashtëm i Kazakistanit, Mukhtar Tileuberdi, më 14 shtator 2022 Marrëveshja në Nur-Sulltan nga imzot Paul Gallagher, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, dhe nga zëvendëskryeministri e ministri i Jashtëm i Kazakistanit, Mukhtar Tileuberdi, më 14 shtator 2022

Hyri në fuqi marrëveshja e Selisë së Shenjtë me Kazakistanin

Ka përfunduar procedura e nevojshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes Shtesë ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Kazakistanit për marrëdhëniet reciproke të datës 24 shtator 1998, nënshkruar në Nur-Sulltan, Kazakistan, më 14 shtator 2022

R.SH. - Vatican News

Ka përfunduar procedura e nevojshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes Shtesë ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Kazakistanit për marrëdhëniet reciproke të datës 24 shtator 1998, nënshkruar në Nur-Sulltan, Kazakistan, më 14 shtator 2022. Njoftimi e jep Selia e Shenjtë, duke shpjeguar se "ky traktat lehtëson marrjen e një leje qëndrimi në Kazakistan nga punëtorët baritorë" të Kishës në vend. Në bazë të nenit 8 të Marrëveshjes Shtesë, Marrëveshja ndërmjet Selisë së Shenjtë me Kazakistanin,nënshkruar në Nur-Sulltan, Kazakistan, më 14 shtator 2022, ka hyrë në fuqi më 19 korrik 2023.

Kujtojmë se dokumenti i nënshkruar më 14 shtator 2022 në Nur-Sulltan pati përditësuar marrëveshjen e mëparshme të vitit 1998, duke konsoliduar më tej "lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit" ndёrmjet Selisё sё Shenjtё dhe Kazakistanit.

Marrëveshja e 14 shtator 2022, nënshkruar në Nur-Sulltan nga kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, dhe nga ana e Republikës së Kazakistanit, nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Mukhtar Tileuberdi, përbëhet nga një preambulë dhe tetë paragrafë, me të cilët konsolidohen më tej lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit që ekzistojnë tashmë ndermjet dy Palëve.

19 korrik 2023, 13:20