Kërko

L' incisione riproduce l'incendio della Basilica di San Paolo avvenuto nel 1823 L' incisione riproduce l'incendio della Basilica di San Paolo avvenuto nel 1823

Dy shekuj më parë, zjarri që shkatërroi Bazilikën e Shën Palit në Romë

Natën ndërmjet 15 dhe 16 korrikut 1823, një zjarr dramatik u ndez nga gaca të vogla lënë gabimisht mbi çati, duke shkaktuar zjarrin që shembi një pjesë të madhe të tempullit të lashtë Paulin, rindërtuar më pas gjatë 30 viteve dhe rishuguruar nga Piu IX, në vitin 1854

R.SH. - Vatican News

Çatia e rrënuar dhe ulluqet e vjetra kishin pikuar gjatë gjithë pranverës nga shirat dhe tani që kishte ardhur vapa, ato duhej të meremetoheshin për të mos u përsëritur i njëjti problem në vjeshtë. Kështu, në atë verë të vitit 1823, murgjit e bazilikës së Shën Palit jashtë Mureve thirrën punëtorë për riparime. Data 15 korrik ishte e martë dhe në fund të punës dy teneqexhinjtë, siç i thonë në Romë - praktikisht saldatorë ekspertë hidraulikë - që ishin në çati, i vunë veglat në vend dhe u nisen kah shtëpia, pasi i fikën, ndër të tjera, në një kusi, gacat e fundit. Por u gabuan! Diçka kishte mbetur pa u shuar. Është një thëngjill, që do të ketë pasoja të tmerrshme. Imzot Michele Pennisi e rrëfen, 200 vjet më vonë, në një artikull të dokumentuar, duke kujtuar episodin, që do të shkaktonte bujë të madhe në botë, jo vetëm në botën katolike.

Në një organ shtypi, pjesa e brendshme e Bazilikës së Shën Paolos para zjarrit të 1823
Në një organ shtypi, pjesa e brendshme e Bazilikës së Shën Paolos para zjarrit të 1823

Alarmi, bariu i lopëve dhe klerikët

I mbështetur mbi njërën anë të Bazilikës, ndodhet manastiri ku jetojnë murgjërit, i cili për fat të mirë ishte bosh në atë kohë. Fusha e Ostienses ishte mjaft e pashëndetshme në vapë, ndaj besimtarët gjatë verës zhvendoseshin në Trastevere, brenda Pallatit të Shën Kalistit. Por ka mbetur ende dikush poshtë mureve të manastirit, një farë Giuseppe Perna, që po kullot lopët e që papritmas dëgjon një ulërimë, e cila bëhet gjithnjë e më e fortë. I hap fort sytë për të kontrolluar çfarë po ndodh e sheh strukturën e Bazilikës të shndërruar në një flakada vigan! Ndoshta një erë e lehtë fryu mbi enën me prush, harruar mbi trarët e çatisë. Duke shënuar fillimin e fatkeqësisë. Dy klerikë, që gjithashtu e vënë re këtë fakt, nxitojnë në vend duke u përpjekur të bëjnë diçka, që shpejt shikojnë se është përtej fuqive të tyre. Më pas ngjiten në kambanore dhe fillojnë t’u bijnë kumbonëve për të dhënë alarmin.

Zjarri i vitit 1823 në Bazilikën e San Paolos në një shtyp të vjetër
Zjarri i vitit 1823 në Bazilikën e San Paolos në një shtyp të vjetër

Kronikë e një fatkeqësie

Zjarrfikësit e kazermës të Shën Injacit lëvizin shpejt, sapo paralajmërohen, por kohëzgjatja nuk mund të konkurrojë me shpjetësinë e flakëve. Kur dy orë më vonë tri karrocat e zjarrfikësve mbërrijnë përballë Bazilikës, skena që kanë para syve i ngjet vetë ferrit. Megjithatë, arrijnë t'ia presin udhën zjarrit në anë të manastirit, një nga strukturat e pakta që do të shpëtoheshin. Zjarri vijon të lartojë flakët për pesë orë të gjata dhe në fund çatia e bazilikës nuk ekziston më. Trarët e tymit janë kudo brenda, dera prej bronzi e Konstandinit është shkrirë, kolonat janë shembur pjesërisht e pjesërisht rezistojnë të çara dhe të pasigurta. Gjithçka - mozaikët, orenditë, portretet e Papëve - janë dëmtuar rëndë. Për mrekulli transepti nuk është rrëzuar e flakët e kanë kursyen kryeveprën e Arnolfo Di Cambios, ciboriumin mesjetar. Absida, harku i triumfit dhe manastiri janë gjithashtu të nxirë nga tymi, por gjithnjë në këmbë.

Bazilika e Shën  Palit para zjarrit të 1823
Bazilika e Shën Palit para zjarrit të 1823

Papa i pavetëdijshëm

Ndërkohë, një turmë romake ka rendur me vrap dhe është dëshmitare e llahtarisur e shfaqjes së tmerrshme. Një nga tempujt e mëdhenj të krishterimit, i shuguruar në vitin 324 nga Silvestri I, pothuajse është zhdukur. Disa artistë mbërrijnë me vrap në vend për të fiksuar fragmente të shkatërrimit në kanavacat e tyre, të cilat sot, si shumë fotograme, na ndihmojnë të kuptojmë përmasat dhe ndikimin e tij emocional. "Fatkeqësia fatale" siç thuhet në revistën e kohës Diario di Roma, ose "Vezuvi i tmerrshëm", sipas përkufizimit të Giuseppe Marocchi, është një tragjedi e madhe, të cilën e gjithë Roma e mori vesh shpejt, përveç Papës Piu VII Chiaramonti, që po jepte shpirt në shtratin e tij të vdekjes. Si i ri, ai kishte qenë një nga murgjit në Shën Pal ndaj Sekretari i Shtetit, kardinali Ettore Consalvi dëshiron të mos i shkaktojë dhimbje të mëtejshme, duke preferuar të mos i flasë për tragjedinë.  

Rindërtimi

Pasardhësit, Papës Leoni XII,   bie barra për t'i dhënë jetë të re Bazilikës Pauline. Projekti është i madh dhe ideja - si është bërë në të kaluarën për të mbështetur punët në Shën Pjetër - është të mblidhet krishterimi. Një ante litteram "crowfunding", që Leoni XII urdhëron me enciklikën Ad Plurimas, botuar më 25 janar 1825, në festën e Kthimit të Shën Palit. Rezultati është i jashtëzakonshëm. Kontributet mbërrijnë masivisht jo vetëm nga katolikët, por në Romë mbërrijnë dhurata me vlerë absolute nga shtëpitë ortodokse, myslimane, mbretërore. Dritaret dhe kolonat alabastri mbërrijnë nga mbretërit dhe mëkëmbësit e Egjiptit, ndërsa Cari Nikolla I dorëzon blloqe malakiti dhe lapis lazuli, të cilat do të përdoren për altarët anësore të transeptit. 1825-sa ishte edhe viti i jubileut, por shpresa e Leonit XII për të arritur që të paktën një pjesë të bazilikës të bëhej e përdorshme, shuhet shumë shpejt (me atë rast Porta Shenjte u hap në Shën Marinë e Trasteverit). Kantieri i madh i ndërtimit do të zgjaste 30 vjet dhe bazilika e rindërtuar do të rishugurohej më 10 dhjetor 1854 nga Piu IX, i rrethuar  prej kardinajve dhe ipeshkvijve nga të katër anët e  botës, ardhur në Romë për shpalljen e dogmës së Zojës së Papërlyer.

18 korrik 2023, 10:36