Kërko

Dita III botërore e gjyshërve dhe të moshuarve, 23 korrik 2023

Mesha e Shenjtë në Shën Pjetër, në Vatikan, do të kryesohet nga Papa Françesku, me mandatin e të moshuarve për të rinjtë e DBR- së dhe nismat në botë për ta festuar këtë Ditë të III botërore të gjyshërve dhe të moshuarve, më 23 korrik 2023

R.SH. / Vatican News

E diela, 23 korrik, është Dita III botërore e gjyshërve dhe të moshuarve, këtë vit me temë "Brez pas brezi, mëshira e Tij" (Lk 1:50). Në Romë, zemra e ditës do të jetë Mesha e shenjtë, e kryesuar nga Papa Françesku duke nisur nga ora 10.00, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Në Meshë do të marrin pjesë mbi 6,000 vetë, shumë prej të cilëve të moshuar, ardhur nga e gjithë Italia: gjyshër, të shoqëruar nga nipërit dhe familjet e tyre; të ftuar të moshuar nga shtëpi pushimi dhe shtëpi pleqsh, si dhe shumë të moshuar të angazhuar në jetën famullitare, dioqezane dhe atë të shoqatave të ndryshme.

Në fund të Kremtimit eukaristik, pesë të moshuar - përfaqësues të pesë kontinenteve - do t’u dorëzojnë simbolikisht Kryqin e shtegtarit të DBR-së pesë të rinjve në nisje e sipër drejt Lisbonës. Është simbol tejet prekës i  trensmetimit të fesë nga breznia në brezni!  

Me ftesë të Atit të Shenjtë, gjesti i dorëzimit do të jetë simbol i angazhimit të të moshuarve dhe të gjyshërve për t'u lutur për të rinjtë, në përgatitje e sipër për shtegtimin e madh rinor, dhe për t'i shoqëruar me bekimin e tyre.

Të gjithë pjesëmarrësve, gjatë kremtimit në Shën Pjetër, në Vatikan, Dioqeza e Romës do t’u dorëzojë lutjen për Ditën III Botërore të gjyshërve e të moshuarve dhe mesazhin e Papës Françesku, ashtu si dhe të gjithë pjesëmarrësve në festë, kudo në botë!

Dikasteri i Selisë së Shenjtë për Laikët, Familjen dhe Jetën përsërit ftesën për ta kremtuar Ditën botërore të gjyshërve dhe të moshuarve në çdo dioqezë të botës me një meshë kushtuar atyre e edhe duke i vizituar të moshuarit e vetmuar. Ata, që do t’i kujtojnë kështu të moshuarit, do të fitojnë ndjesën e plotë. Në këtë kuptim, dy shembuj festimesh, ndër të shumtat që do të kremtohen në mbarë botën, janë ai i Konferencës së Ipeshkvijve të Brazilit, që do ta kremtojë Meshën me të moshuarit në Shenjtëroren e Aparecidës (https://www.cnbb. org.br/3a -jornada-mundial-dos-avos-e-dos-idosos/) dhe ai i Konferencës së Ipeshkvijve kanadezë, e cila publikoi një video për t’i ftuar të rinjtë t’i vizitojnë të moshuarit në shtëpitë e gjyshërve (https:// youtu.be/XZTn7V -tkbk).

Komiteti Organizativ Lokal i DBR-së në Lisbonë po i përgjigjet ftesës së Papës Françesku me dy nisma: queridosavos.pt: https://queridosavos.pt/ -   një zinxhir lutjesh i gjyshërve dhe të moshuarve për të shoqëruar të rinjtë në nisje për në Lisbonë - dhe një sfidë e mediave sociale që i fton “të gjithë të rinjtë” të vizitojnë gjyshërit e tyre para kësaj dite dhe të bëjnë një foto ose video me ta. Kujtim për t’u ruajtur, që kalon dorë më dorë, nga breznia në brezni…

Fjalë të urta, për njerëz që fituan urtinë në rrjedhë motesh

Ç’kuptim ka epiteti “plak”?

Epiteti  "i vjetër" përdoret për të përshkruar dikë, që jeton për një kohë të gjatë. Kur je 30 vjeçar, 60-vjeçari të duket plak; kur je 60 vjeç,  të duket i motuar kush i ka mbushur të 90-tat

Kur arrin 90, duhet ta pranosh se je plak! Epiteti “i vjetër” do të thotë edhe “ish”.

Mund të  ndjesh kënaqësi nëse shkon të vizitosh mësuesit tuaj të dashur të shkollës fillore, tashmë të vjetër, ose të kalosh me makinë nëpër lagjen e vjetër. Mund ta përdorësh këtë fjalë për të përshkruar diçka afatgjatë, si miqtë tuaj, që i vizitoni çdo verë.

“Shëndeti i lig dhe aftësia e kufizuar nuk janë kurrë arsye e mirë për ta përjashtuar ose, më keq, për ta zhdukur njeriun! Humbja më e rëndë që pësojnë të moshuarit nuk është ligështimi i organizmit dhe paaftësia për ta rijetuar jetën, si në rini. Është braktisja, përjashtimi, mungesa e dashurisë.

“Mësoni gjithnjë! Ruajeni kujtesën duke e pasuruar edhe në pleqëri diturinë  e rinisë: nuk është e lehtë ta mbrosh mençurinë në pleqëri, por, mos harroni, "Ka adoleshentë edhe në moshën nëntëdhjetë vjeçare".

“Shoqëria është vërtet mirëpritëse ndaj jetës, kur pranon se është e çmuar edhe në pleqëri, në paaftësi, në sëmundje të rënda dhe madje edhe kur është duke vdekur”.

 

Këshilla për festën e të moshuarave!

Këshillat e gruas, që nuk u plak kurrë: Nënë Tereza

Mos prit të kryesh universitetin,

Të dashurohesh,

Të gjesh punë

Të martohesh

Të kesh fëmijë,

T’i shikosh të sistemuar

Të humbasësh peshën e tepërt,

Të vijnë e shtuna dhe e diela,

Pranvera

Vjeshta a dimri.

Derisa të jesh gjallë

Jeto si i gjallë!

Flokët bëhen të bardhë

E ditët vite...

Po ajo që ka rëndësi

Nuk ndryshon:

“Forca jote

E bindjet tua

nuk kanë moshë”.

20 korrik 2023, 09:35