Kërko

Kardinali Zuppi në Moskë Kardinali Zuppi në Moskë

Zuppi në Moskë, takim me Kirill dhe me komisaren për të drejtat e fëmijëve

Nunci D'Aniello njofton programin e ditës së dytë të misionit të kardinalit italin në Rusi, si i dërguar i Papës. Zuppi takon patriarkun ortodoks sot pasdite dhe në mbrëmje, kremton meshën në katedralen kushtuar Nënës së Zotit. Dita e parë nisi me lutjen për Zonjën e Butësisë, pastaj biseda me Yuri Ushakov, këshilltar i Putinit për politikën e jashtme dhe me ipeshkvijtë katolikë në nunciaturë

R.SH. – Vatikan

         Dy ditët në Moskë për kardinalin Matteo Maria Zuppi, i dërguari i Papës në Rusi më 28 dhe 29 qershor për të gjetur "rrugë për një paqe të drejtë", u karakterizuan nga impenjime të rëndësishme. Sot, takimi me Patrikun Kirill, me komisaren për të Drejtat e Fëmijëve, me bashkësinë katolike vendase, si edhe mesha në katedralen kushtuar Nënës së Zotit. Dje, biseda me këshilltarin e presidentit rus Putin për politikën e jashtme dhe me ipeshkvijtë katolikë në nunciaturë. Kjo është faza e dytë e misionit të kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore Italiane, pas atij në Kiev më 5-6 qershorin e kaluar, kur u lut për të gjitha viktimat e masakrës së Buçës dhe u takua me presidentin Volodymir Zelensky. Në Moskë, dje, kardinali u prit nga Yuri Ushakov, këshilltar për çështje të politikës së jashtme të presidentit Vladimir Putin.

Fjalët e nuncit

“Siç e dini, misioni, që Ati i Shenjtë Françesku i ka besuar kardinalit Zuppi, është të identifikojë dhe inkurajojë nismat humanitare, që na lejojnë të shpresojmë për paqen e shumëdëshiruar”, pohoi nunci në Moskë, imzot Giovanni D'Aniello, duke folur sot paradite me gazetarët, të cilëve u konfirmoi programin e sotëm. Fillimisht, takimi me komisaren për të Drejtat e Fëmijëve, Marija L'vova-Belova, u përqendrua në çështjen e mbi 19 mijë të miturve ukrainas, të zhvendosur në Rusi, për kthimin e të cilëve presidenti Zelensky pati kërkuar ndihmën e Selisë së Shenjtë në audiencën e majit me Papën Françesku. Në fund të misionit të kardinalit Zuppi, ndoshta “do të jemi dëshmitarë gjestesh konkrete si një shkëmbim i ri të burgosursh apo shpallja e nismave në mbështetje të shumë refugjatëve dhe të ikurve, që po shkakton ky konflikt”, deklaroi dje imzot Paolo Pezzi, kryeipeshkëv metropolit ikKryedioqezës së Nënës së Zotit në Moskë, në një intervistë për Vatikan News.

29 qershor 2023, 15:43