Kërko

Shën Pjetri dhe Shën Pali para Kështjellës së Shën Engjëllit Shën Pjetri dhe Shën Pali para Kështjellës së Shën Engjëllit

Pjetri dhe Pali, shtatoret e qendrës e të periferisë, vigjilojnë mbi Romën

Një ditë pas solemnitetit të Shenjtorëve Pajtorë të Romës, vihemi në kërkim të disa prej monumenteve të shpërndara në të gjithë strukturën urbane të qendrës, por edhe në periferi, kushtuar dy Apostujve së bashku. Nga lart, imponues, e ruajnë kryeqytetin dhe banorët e tij. Kjo prani pranë kishave, në sheshe, përgjatë rrugëve, është shenjë e mbrojtjes së vazhdueshme të Shën Pjetrit e Shën Palit

R.SH. - Vatikan

Në qytet, nën qiellin herë të kaltër e herë të ngarkuar me re të zeza,  shtatoret e Pajtorëve të Romës, Shën Pjetrit dhe Shën Palit, solemnitetin e të cilëve Kisha sapo e kremtoi, lartohen në vende të ndryshme, si të ishin roje të përjetshme mbi kryeqytetin. Janë vendosur përballë Kishave që u kushtohen, për të mbrojtur rradhët e besimtarëve, që hyjnë në tempuj. Por, të gjatë dhe madhështorë, mund t’i soditësh edhe mbi shtyllat e ndonjë ndërtese, që tani përdoret për qëllime civile, si Palazzo del Quirinale.

Çelësat dhe shpata

Duke ecur nëpër rrugët e qytetit e duke shikuar përpjetë, shpesh hasim figure të shenjtorëve të ndryshëm, posaçërisht portretet e Zojës së Bekuar.  Ndonjëherë janë shumë larg dhe është e vështirë ta dallosh shenjtorin, por kurrë Pjetrin e Palin.

Ikonografia e dy apostujve mund të njihet nga disa elementë, që i dallojnë menjëherë. Pali është tullac, Pjetri jo, por kjo hollësi po humbet në shekujt e fundit dhe gjithçka po përqendrohet te objektet – simbol, që mbajnë në duar.

Pjetri mban një ose më shumë çelësa në dorën e tij të djathtë, sipas Ungjillit të Mateut, ku Jezusi i thotë: "Unë do të të jap çelësat e mbretërisë së qiejve dhe çkado që të lidhësh në tokë, do të lidhet në qiell e çkado që të zgjidhësh në tokë. do të zgjidhet edhe në qiell” (Mt 16:19). Pra, si pasojë, çelësat simbolizojnë edhe autoritetin papnor. Ndërsa Pali, në vend të tyre, mban shpatën dhe jo vetëm sepse vdiq nga martirizimi me anë të kësaj arme, por edhe sepse në Letrat e tij ai e përmend atë disa herë dhe në veçanti: "Në të vërtetë fjala e Perëndisë është e gjallë, efektive dhe më e mprehtë se çdo shpatë me dy teha; ajo depërton deri në pikën e ndarjes së shpirtit nga shpirti, nyjeve nga palca dhe shqyrton mendimet dhe sendergjimet e zemrës” (Ef 4:12).

Një arsye tjetër: Pali ishte gojtar i shquar: i rridhte bindshëm fjala e mprehtë si shpata kur ngrinte peshë turmat me predikimin e Fjalës së Zotit! Kjo ishte arma e tij, shpata e tij: Fjala e Zotit.

Në shtatoret e mëdha këto simbole janë të dukshme  edhe nga larg. Kështu dy Apostujt njhen me siguri, e menjëherë!

Para kishave

Në tremen e Bazilikës së Shën Pjetrit, në fund të shkallëve, dy figurat e Apostujve i shikojnë nga lart besimtarët që vijnë nga Udha e Pajtimit.

Statuja e Shën Pjetrit në Sheshin e Shën Pjetrit, nga Giuseppe De Fabris (1790-1822)
Statuja e Shën Pjetrit në Sheshin e Shën Pjetrit, nga Giuseppe De Fabris (1790-1822)
Shën Pali në sheshin e Shën Pjetrit
Shën Pali në sheshin e Shën Pjetrit

Me një kapërcim në kohë, në shekullin e kaluar, takojmë Pjetrin dhe Palin në Eur, në bazilikën kushtuar atyre. Shtatoret u vendosën mbi një bazë të lartë, në vitin 1957. Shën Pjetri është vepër e Domenico Ponzi, ndërsa Shën Pali, e Arnaldo Foschini-t.

Kisha e SS. Pjetri dhe Pali
Kisha e SS. Pjetri dhe Pali
Shën Pjetri në anën e portikut të bazilikës në EUR
Shën Pjetri në anën e portikut të bazilikës në EUR
Domenico Ponzi duke skalitur statujën e Pjetrit jashtë kishës së SS. Pjetri dhe Pali
Domenico Ponzi duke skalitur statujën e Pjetrit jashtë kishës së SS. Pjetri dhe Pali

"Rojet e urës"

Pjetri dhe Pali hapin gjithashtu procesionin e engjëjve të vendosur përgjatë dy radhëve të parmakëve në Urën e Engjëjve.

Shtatoret e Apostujve shihen nga pas duke shkuar drejt Rione Ponte
Shtatoret e Apostujve shihen nga pas duke shkuar drejt Rione Ponte

Pamje nga lart

Dy Apostujt mund t’i sodisim edhe në krye të dy monumenteve simbolike të Romës, kolonave të Trajanit, ku shtatorja prej bronzi e Pjetrit dhe ajo e Marcus Aurelius ndodhen përballë Pallatit Chigi, së bashku me Shën Palin. Ata duket se nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin, përveçse janë në të njëjtën lartësi. Shtatorja e Pjetrit duket larg nga Bazilika e Shenjtorëve Apostuj dhe duket se qëllimisht ia kthen shpinën Koloseut. Pali shikon drejt Bazilikës së Shën Pjetrit, me shpinë nga ana kryesore e sheshit.

Shtatorja prej bronzi e Pjetrit në kolonën e Trajanit
Shtatorja prej bronzi e Pjetrit në kolonën e Trajanit

Përkimi i të Shtyllës së përdredhur të Trajanit – domethënë shtyllës me një shkallë spirale që ngjitet nga brenda - me rrëfimet e lashta që i sodisim përgjatë gjithë lartësisë së boshtit, i vënë Apostujt në dialog me njëri-tjetrin. Qenë vendosur me urdhër të Papës Sixtus V.

Statuja prej bronzi në majë të kolonës së Marcus Aurelius, e njohur si Antonina, në Piazza Colonna
Statuja prej bronzi në majë të kolonës së Marcus Aurelius, e njohur si Antonina, në Piazza Colonna

Në hyrje të portave të qytetit

shtegtarët e shekullit të tetëmbëdhjetë mbërritën në Romë nga Porta Flaminia ose del Popolo dhe u emocionuan, si Gëte. Në fasadën e jashtme të kësaj dere, në kamare, gjetën Apostujt. Historia e statujave është e gjatë. Të porositura nga Francesco Mochi në 1638 për bazilikën e Shën Palit, ato as nuk u paguan, sepse nuk i pëlqyen porositësve. Më vonë u vendosën në anët e portës së qytetit, sot kopjet, ndërsa origjinalet gjenden në Kishën e Shën Gjonit të Fiorentinëve.

Porta Flaminia ose del Popolo, kopje të Apostujve Pjetër dhe Pal
Porta Flaminia ose del Popolo, kopje të Apostujve Pjetër dhe Pal
Skulpturat origjinale të Apostujve në bazilikën  “San Giovanni dei Fiorentini”
Skulpturat origjinale të Apostujve në bazilikën “San Giovanni dei Fiorentini”

Prania që nuk pritet

Apostujt gjenden gjithashtu në një pallat romak për përdorim civil. Ato janë në fasadën e Palazzo del Quirinale, selia e parë e mbretit të Italisë dhe sot e presidentit të Republikës. Ndodhen aty, sepse Pallati dikur ishte streha e Papëve. Vepër e skulptorëve Stefano Maderno dhe Guglielmo Berthelot, datojnë në vitin 1615. Figurat e Pjetrit dhe Palit i sodisim shtrirë në timpanin e hyrjes, jashtë qendrës, mbi figurën e Virgjërës Mari.

Pjetri dhe Pali në timpanin e Pallatit Kuirinal
Pjetri dhe Pali në timpanin e Pallatit Kuirinal
Pjetri dhe Pali në timpanin nën ballkonin e fasadës së Pallatit Quirinale
Pjetri dhe Pali në timpanin nën ballkonin e fasadës së Pallatit Quirinale

Shenjat e devocionit nëpër rrugë

Nuk mund të mos i përmendim, në përfundim, edhe edikolat apo altarët e vegjël, që ndër gazeta njihen me emrin “madonnelle”, simbole të devocionit të thellë popullor a të falënderimit. Disa janë të një cilësie të shkëlqyer artistike, jo të pikturuara, por të skalitura, si edikola në lagjen Trevi, e shekullit të nëntëmbëdhjetë, që e paraqet Virgjërën të ulur në fron, ndërmjet dy Apostujve.

Virgjëra Mari ndërmjet Apostujve, Regina Apostolorum, me Pjetrin dhe Palin. Rioni i Trevit
Virgjëra Mari ndërmjet Apostujve, Regina Apostolorum, me Pjetrin dhe Palin. Rioni i Trevit
30 qershor 2023, 10:29