Kërko

Pope Francis hospitalized at Rome's Gemelli hospital Pope Francis hospitalized at Rome's Gemelli hospital

Periudha postoperative e Papës vazhdon në mënyrë të rregullt, me lutje e punë

Periudha postoperative e Papës Françeskut, në Poliklinikën Gemelli, vazhdon në mënyrë të rregulltku. Ati i Shenjtë vazhdon me fizioterapinë e këshilluar nga mjekët

R.SH. / Vatikan

“Gjendja shëndetësore e Papës vazhdon në mënyrë të rregullt. Ati i Shenjtë ka pushuar mirë gjatë natës së kaluar. Kontrollet ematokimike të gjakut janë të rregullta e vazhdon me fizioterapinë e frymëmarrjes, sipas udhëzimit të mjekëve. Paraditen Papa ia kushtoi aktiviteteve të punës dhe leximit të teksteve. Para dreke, në kapelën e apartamentit privat, në spitalin Gemelli, u ndal në lutje dhe mori Eukaristinë Shenjte”.

Kështu njoftoi, sot në mesditë, drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni duke njoftuar mbi gjendjen e shëndetit të Papës, që vazhdon në mënyrë të rregullt, pas operacionit që pati më 7 qershorin e kaluar në spitalin romak Gemelli.

13 qershor 2023, 13:29