Kërko

Ospedale Gemelli, Roma Ospedale Gemelli, Roma

Papa përmirësohet çdo ditë, pritet të dalë së shpejti nga spitali

Sipas pohimit të mjekëve, Papa vijon të përmirësohet çdo ditë e, për këtë arsye, mendohet se mund të dalë së shpejti nga spitali. Gemelli

R.SH. / Vatikan

“Sipas pohimit të mjekëve, Papa pushoi mirë gjatë natës, ndërsa kursi klinik vijon rregullisht, pa ndërlikime. Prej këndej, po e planifikohet për ditët e ardhshme dalja nga spitali”. Kështu bëri të ditur drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Mateo Bruni.

Gjatë paradites Papa punoi normalisht e më pas, pak para drekës, shkoi në Kapelëzën e apartamentit privat, ku u gjunjëzua në lutje dhe mori Kungimin Shenjt.

14 qershor 2023, 13:23