Kërko

2020.04.10 Adorazione della Croce 2020.04.10 Adorazione della Croce

Papa në tweet para shtrirjes në spital, t'i ofrojmë Jezusit sprovat dhe dhimbjet

Përpara se të shkonte në spitalin romak Gemelli, Papa në një postim në Twitter kujtoi një pasazh domethënës nga katekizmi mbajtur në audiencën e përgjithshme, sot paradite në Vatikan: ''Në 150-vjetorin e lindjes së saj, ne i kërkojmë Shën Terezës së Jezusit Fëmijë, pajtores qiellore të misioneve, hirin për ta dashur Jezusin ashtu siç e deshi ajo, për t'i ofruar sprovat dhe dhembjet tona, ashtu siç bëri ajo, që të njihet dhe të dashurohet nga të gjithë"

R.SH. – Vatikan

Përpara se të shkonte në spitalin romak Gemelli, Papa në një postim në Twitter kujtoi një pasazh domethënës nga katekizmi mbajtur, sot paradite, në audiencën e përgjithshme, në Vatikan: ''Në 150-vjetorin e lindjes së saj, ne i kërkojmë Shën Terezës së Jezusit Fëmijë, pajtores qiellore të misioneve, hirin për ta dashur Jezusin ashtu siç e deshi ajo, për t'i ofruar sprovat dhe dhembjet tona, ashtu siç bëri ajo, që të njihet dhe të dashurohet nga të gjithë".

Papa Françesku, para operacionit të ri në zorrë nën anestezi të përgjithshme, nuk hoqi dorë nga programi i ditës së sotme. Kështu Ati i Shenjtë sot para audiencën së përgjithshme priti kardinalin Luis Antonio G. Tagle, Pro-Prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzimin; dhe Zuhair Alharthi, Sekretar i King Abdullah International Centre for Interreligious and Intercultural Dialogue.

07 qershor 2023, 16:37