Kërko

Papa prindërve, dëshmojani fëmijëve tuaj bukurinë e fesë

Papa prindërve, mos u lodhni kurrë duke u treguar fëmijëve tuaj për fenë tuaj: kini gjithmonë forcën të jeni ndërmjetësues e transmetues të fesë që keni marrë nga prindërit tuaj. ##GlobalParentsDay

R.SH. – Vatikan

"Të dashur prindër, mos u lodhni kurrë duke u treguar fëmijëve tuaj për fenë tuaj: kini gjithmonë forcën të jeni ndërmjetësues e transmetues të fesë që keni marrë nga prindërit tuaj. ##GlobalParentsDay”

Feja është thesari më i çmuar, që kemi

Feja përcillet nga breznia në brezni, si një zinxhir, që zgjatet pa fund në kohë. Trashëgimi më i bukur, që mund t’u lëmë të tjerëve, është feja”: këtë kujtoi Papa në Meshën e kremtuar në 2 shkurt 2016 në Shtëpinë e Shën Martës në Vatikan. Kur bëjnë testamentin, njerëzit thonë: “Këtij i lë këtë, atij atë e atë…. Po, nuk është keq, por trashëgimi më i madh, që mund të lërë një burrë, një grua, është feja”. Feja, pohon Françesku, transmetohet me dëshminë, që i jep forcë fjalës. Sa shumë duhen!, u thoshin njerëzit dishepujve të parë të Jezusit, duke i njohur se ishin të krishterë pikërisht prej dëshmisë së fesë. Feja transmetohet në prehrin e nënës, në prehrin e Kishës – shpjegon Papa Françesku – sepse Kisha është nënë.

01 qershor 2023, 13:39