Kërko

Il poster di pronta guarigione che la mamma di Miguel Angel ha regalato al Papa Il poster di pronta guarigione che la mamma di Miguel Angel ha regalato al Papa

Papa: thërret nënën e Miguel Ángel, foshnjës së pagëzuar në Gemelli

Papa deshi të thërriste në telefon gruan, të cilën e takoi më 31 mars kur ishte në spital për bronkit, në repartin e onkologjisë pediatrike, në Gemelli. Me atë rast, Papa e pati Pagëzuar vogëlushin Miguel Ángel që kishte lindur pak ditë më parë, të shtruar në spital pas një rënieje të keqe nga karrigia. Nëna e re i dërgoi sot në emër të familjes së saj Papës një poster urimi për një shërimi të shpejtë: "Të takohemi për të kaluar së bashku një pasdite, ju jeni pjesë e familjes sonë”.

R.SH. / Vatikan

Ndër mesazhet e shumta të afërsisë që ka marrë, Papa Françesku "u prek nga përzemërsia e familjes peruane e Miguel Angelit të vogël, të pagëzuar" nga vetë Papa "më 31 marsin e kaluar gjatë një vizite në repartin e onkologjisë pediatrike dhe neurokirurgjisë foshnjore të spitalit Gemelli, i cili dërgoi një poster urimi për shërim të shpejt." Kështu ka bërë të ditur drejtori i zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni. “Ati i Shenjtë deshi të falënderonte personalisht nënën me një telefonatë të shkurtër”.

Në posterin e urimit të dërguar nga familja e Miguel Angel-it të vogël, janë katër fotografi: e para tregon Papën Françesku duke pagëzuar djalin e vogël në djep pranë nënës së tij, e dyta tregon babain me Miguel Angel dhe dy djemtë e tjerë: Jose ' Miguel e Massimo Antonio. Dy fotot e tjera paraqesin Jose' Miguel dhe Massimo Antonio veçmas me Miguel Angel të vogël në krahë.

Në mesazh, në spanjisht, familja nga Peru e falënderon Papën Françesku për pagëzimin e vogëlushit Miguel Angel, duke i uruar shërim të shpejtë. Së bashku me urimet "Recuperate pronto" edhe një dedikim: "Ne vetëm mund të të falënderojmë që bekove vëllanë tonë dhe të urojmë sinqerisht që të shërohesh mirë, dëshirojmë të të takojmë personalisht e të kalojmë një pasdite së bashku, që të njihni më mirë familjen tonë, familjen tuaj, sepse tashmë jeni pjesë e jetës sonë”.

08 qershor 2023, 21:10