Kërko

Papa Francesco e Monsignor José Cobo Cano 2020.12.18 Papa Francesco e Monsignor José Cobo Cano 2020.12.18

Imzot Cobo Cano është emëruar kryeipeshkëv i ri i Madridit

Prelati, 57-vjeçar, pasardhës i kardinalit Osoro Sierra, i cili e ka udhëhequr kryedioqezën metropolitane të Madridit që nga viti 2014

R.SH. / Vatikan

Kisha e kryeqytetit spanjoll nga sot, 12 qershor, ka udhëheqësin e ri shpirtëror. Është fjala për Imzot José Cobo Cano, deri tani ipeshkëv ndihmës i Madridit, të cilin Papa sot e emëroi kryeipeshkëv metropolitan duke pranuar, në të njëjtën kohë, dorëheqjen e paraardhësit të tij nga qeveria baritore, kardinalit 78-vjeçar Carlos Osoro Sierra, i cili e ka drejtuar kryedioqezën e Madridit që nga gushti vitit 2014.

Studimet dhe misioni

Imzot Cobo Cano, me origjinë nga Sabiote, një qytet në Andaluzi, është 57 vjeç, meshtar që nga viti 1994. Ai ka diplomuar në të drejtën civile, si dhe në teologji në Universidad Eclesiástica San Dámaso. Ka krye shërbimin e famullitarit deri në dhjetor të vitit 2017 kur qe emërua ipeshkëv ndihmës i Madridit. Në kuadër të Konferencës Ipeshkvnore Spanjolle ka qenë anëtar i Komisionit për Kujdesin Social Baritor dhe që nga viti 2020 është anëtar edhe i Komisionit për Kujdesin Social Baritor dhe Promovimin Njerëzor.

12 qershor 2023, 13:13