Kërko

Prova e kurorëzimit të Mbretit Karli III Prova e kurorëzimit të Mbretit Karli III

Kardinali Parolin do të përfaqësojë Papën në kurorëzimin e Karlit III

Sekretari i Shtetit të Vatikanit do të përfaqësojë Papën Françesku në ceremoninë e kurorëzimit të Karlit III, mbretit të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe të Irlandës së Veriut dhe i 14 mbretërive të tjera të Commonwealth-it

R.SH. – Vatikan

         Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, do të përfaqësojë Papën Françesku në kurorëzimin e Karlit III, mbretit të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe të Irlandës së Veriut dhe i 14 mbretërive të tjera të Commonwealth-it.

Një deklaratë e sotme (4 maj) e Sallës së Shtypit e Selisë së Shenjtë njofton se kardinali do të jetë i pranishëm në Westminster Abbey të shtunën, më 6 maj 2023, për të përfaqësuar Papën dhe Selinë e Shenjtë.

Kjo ceremoni do të jetë e para që kur nëna e Karlit, mbretëresha Elizabeta II, e cila vdiq në shtator 2022, u kurorëzua në qershor 1953. E gjithë ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt nga televizioni publik britanik, BBC.

04 maj 2023, 16:27