Kërko

MV280523 ©Musei Vaticani, Pinturicchio, Discesa dello Spirito Santo 1492-94 MV280523 ©Musei Vaticani, Pinturicchio, Discesa dello Spirito Santo 1492-94

Muzetë e Vatikanit. Gëzim i plotë, dhuratë e Shpirtit

Të shpallësh Krishtin do të thotë të tregosh se të besosh në Të dhe ta ndjekësh, nuk është vetëm një gjë e vërtetë dhe e drejtë, por edhe e bukur. Zemra e Ungjillit është bukuria e dashurisë shëlbuese të Zotit, e shfaqur në Jezu Krishtin, i cili vdiq dhe u ringjall. Frymëzuar nga këto fjalë të Françeskut, bashkëpunimi mes Muzeumeve të Vatikanit dhe Vatican News vazhdon: domethënë, vazhdojnë të shijohen kryeveprat e koleksioneve papnore, të shoqëruara me fjalët e papëve

R.SH. / Vatikan

Të shpallësh Krishtin do të thotë të tregosh se të besosh në Të dhe ta ndjekësh, nuk është vetëm një gjë e vërtetë dhe e drejtë, por edhe e bukur. Zemra e Ungjillit është bukuria e dashurisë shëlbuese të Zotit, e shfaqur në Jezu Krishtin, i cili vdiq dhe u ringjall. Frymëzuar nga këto fjalë të Françeskut, bashkëpunimi mes Muzeumeve të Vatikanit dhe Vatican News vazhdon: domethënë, vazhdojnë të shijohen kryeveprat e koleksioneve papnore, të shoqëruara me fjalët e papëve.

Pinturicchio, Zbritja e Shpirtit Shenjt, 1492-94, afreske dhe teknikë e përzier, Salla e Mistereve, Apartamenti Borgia ©Musei Vaticani

© Muzetë e Vatikanit
© Muzetë e Vatikanit

© Muzetë e Vatikanit

 “Shpirti Shenjt të ndihmon të shijosh gëzimin e plotë. Duke ardhur mes nesh, e zhduk thatësinë, i hap zemrat për të pritur shpresën, e nxit dhe e favorizon pjekurinë shpirtërore të marrëdhënieve me Zotin dhe me të afërmin”.

 Shën Pali na kujton: "Fryti i Shpirtit është dashuria, është gëzimi, paqja, zemërgjerësia, dashamirësia, mirësia, besnikëria, butësia, vetëkontrolli". Të gjitha këto Shpirti Shenjt i bën në ne. Për këtë arsye e kremtojmë sot gjithë këtë pasuri, që na e dhuron Ati.

#bukuria na bashkon

instagram: @vaticanmuseums @vaticannews

 facebook: @vaticannews

29 maj 2023, 09:04