Kërko

Libri "Jeta e Jezusit", fitues i çmimit Kardinal Michele Giordano

Vëllimi i drejtorit të redaksisë të medias së Vatikanit, Andrea Tornielli, botuar nga Piemme, fiton çmimin e parë. Çmimin e dytë, vepra "Si në qiell, ashtu në tokë" (Pauline) e Atë Vittorio Trani-t, kapelan i Regina Coeli, në Romë; Vendin e tretë, teksti “The Church in the digital world”(Kisha në botën dixhitale”) (Tau) i gazetarit Fabio Bolzetta. Ceremonia, më 30 shtator, në Napoli, me Kryeipeshkvin Battagli

R.SH. / Vatikan

Jeta e Jezusit (Vita di Gesù , botuar nga Piemme) nga Andrea Tornielli, drejtor editorial i Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Komunikim, është libri fitues i edicionit të 11-të të çmimit Cardinal Michele Giordano. U vlerësua kështu nga komisioni, i përbërë nga disa specialistë të botës së librit. Vëllimi i Torniellit Vita di Gesù  iu dhurua nga Papa Françesku, autor i hyrjes, Kuries Romake, më 22 dhjetor 2022, me rastin e urimeve tradicionale të Krishtlindjes.

Të klasifikuarit e tjerë

Në vendin e dytë, libri “Si në qiell, ashtu në tokë” (Paulinet) nga At Vittorio Trani, kapelan i burgut Regina Coeli në Romë që nga viti 1978. Është një intervistë me gazetarët Stefano Natoli dhe Agnese Pellegrini, me  parathënie të Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kardinalit Pietro Parolin, e pasthënie të Don Antonio Rizzolo, drejtor i përgjithshëm i Apostollimit të Shoqërisë së Shën Palit në Itali. Vendin e tretë, teksti “Kisha në botën dixhitale” (Tau) nga Fabio Bolzetta, korrespondent i Tv2000, drejtor i Zyrës së Komunikimit të Akademisë Ndërkombëtare Papnore Mariane dhe kryetar i Shoqatës së webmasterëve katolikë italianë, me një parathënie të Papës Françesku.

Çmime të veçanta

Çmime veçanta, për vëllimet Luca Attanasio (Piemme) nga Fabio Marchese Ragona, korrespondent i Mediaset Vatican, me një parathënie nga Zakia Seddiki, gruaja e ambasadorit italian në Republikën Demokratike të Kongos, i vrarë në një pritë pranë fshatit Kibumba, pranë qytetit të Gomës, më 22 shkurt 2021, dhe Diversitetet e Pajtuara (Libreria Editrice Vaticana) nga Marcelo Figueroa, presbiter i Kishës Presbiteriane në Argjentinë, editorialist i L'Osservatore Romano, i pari protestant që shkroi për gazetën e Selisë së Shenjtë, të cilën e drejton në edicionin argjentinas.

Çmime të posaçme edhe për librat Endacakë ndërmjet kronikave e ngjarjeve (Nemapress) nga Fra Giuseppe Costa, sekretar dhe zëdhënës i rektorit kryesor të Kongregatës Saleziane dhe Sinodi ndërmjet rrënojave (Pusi i Jakobit) nga Fra Armando Sannino, famullitar i Shën Anës tek Kënetat dhe Shenjtorët Kozma e Damiani në Napoli, delegat kryeipeshkvnor i sektorit të ungjillizimit dhe katekizmit si dhe profesor i teologjisë baritore në Universitetin Papnor Lateran.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet të shtunën më 30 shtator, në orën 16:00, në Napoli, në Bazilikën dell'Incoronata Madre del Buon Consiglio, kryesuar nga kryeipeshkvi i Napolit, Imzot Domenico Battaglia, kryetar nderi i Çmimit Kardinal Michele Giordano.

31 maj 2023, 13:07