Kërko

2023.05.31 Udienza Generale, Papa Francesco

Academia Papnore Latinitatis, emërohen presidenti dhe sekretari

Në krye të Akademisë Papa caktoi Mario De Nonno, profesor efektiv i Letërsisë Latine pranë Universitetit Roma Tre. Sekretari është Paolo D'Alessandro, Profesor efektiv i Filologjisë Klasike në Roma Tre dhe Profesor i Kodikologjisë në Shkollën vatikanase të Paleografisë

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku emëroi sot, e mërkurë, 31 maj, kryetarin dhe sekretarin e ri të Akademisë Papnore Latinitatis, themeluar në vitin 2012 nga Benedikti XVI nën vartësinë e Dikasterit për Kulturën dhe Arsimin, që merret me studimin, përdorimin dhe përhapjen e gjuhës latine.

Papa emëroi edhe presidentin, profesor Mario De Nonno, lindur në Castellammare di Stabia, më 30 janar 1954, profesor i rregullt i Letërsisë Latine në Departamentin e Shkencave Humane të Universitetit Roma Tre (Itali).

Ndërsa sekretari i ri është profesori i Filologjisë Klasike në Departamentin e Shkencave Humane, Paolo D'Alessandro, gjithashtu në Universitetin Roma Tre. D'Alessandro është edhe profesor i kodikologjisë në Shkollën e Paleografisë, Diplomatikës dhe Arkivave të Vatikanit.

31 maj 2023, 13:34