Kërko

 Conferenza Stampa Padiglione Vaticano Biennale di Venezia 2023 Conferenza Stampa Padiglione Vaticano Biennale di Venezia 2023

Vatikan: Selia e Shenjtë në Bienalen e Arkitekturës së Venecias

Pavijoni "Miqësia Sociale: takimi në kopsht" u prezantua sot paradite, me Vatikanin që merr pjesë për herë të dytë në takimin e Venecias, tani në edicionin e 18-të që është programuar nga 20 maji deri më 26 nëntor 2023. Kardinali Tolentino: e gjithë arkitektura ka si detyrë të mendon një të ardhme tjetër, "për një të ardhme më të mirë të tokës"

R.SH. – Vatikan

Në përkim me 10-vjetorin e zgjedhjes së Papës Françeskut, Selia e Shenjtë rikthehet në Bienalen e Arkitekturës së Venecias nga 20 maji deri më 26 nëntor. Në Abacinë e Shën Gjergjit të Madh (San Giorgio Maggiore ), në Venecia, do të përgatitet ekspozita e titulluar “Miqësia sociale: takimi në kopsht”, që do të prezantohet në hapësirat e ekspozitës dhe në kopshtin e manastirit benediktin. Ekspozita i fton vizitorët të "kujdesemi për planetin ashtu siç kujdesemi për vetveten tonë dhe të festojmë kulturën e takimit", thotë arkitekti Roberto Cremascoli i cili përmbledh mësimet e Papës Françeskut, marrë nga enciklikat e tij ‘Laudato si'’ (2015) dhe ‘Fratelli tutti’. (2020), të cilat bëhen, kështu, udhërrëfyes të itinerarit të ekspozitës.

Komisioneri, kardinali Jose' Tolentino de Mendonca dhe kuratori kanë ftuar për të ekspozuar në pavijonin e Selisë së Shenjtë një figurë me prestigj të padiskutueshëm në skenën artistike dhe arkitekturore ndërkombëtare, siç është arkitekti portugez Alvaro Siza (Çmimi Pritzker në 1992), së bashku me kolektivin italian Studio Albori (Emanuele Almagioni, Giacomo Borella, Francesca Riva). Ky i fundit, falë zhvillimit të një praktike multidisiplinare, frekuenton realitetin e projektimit duke përzier aktivitetet arkitekturore me proceset pjesëmarrëse dhe ekologjike.

Nga takimi me enciklikat e Atit të Shenjtë Bergoglio, arkitektëve të ftuar dhe kontributeve të ndryshme shkencore, do të lindin instalimet që do t'i përgjigjen temës "Laboratori i së Ardhmes", propozuar nga kuratori i përgjithshëm i Ekspozitës së 18-të Ndërkombëtare të Arkitekturës, Lesley Lokko.

Pjesa e parë e itinerarit zhvillohet brenda sallave të ekspozitës së manastirit benediktin të Shë Gjergjit të Madh, menaxhuar nga Benedicti Claustra Onlus, që bashkëpunon në mënyrë aktive në projekt. Tek hapësira arrihet nga Darsena Grande dell'Isola, me pamje nga pellgu i San Marco - në katin e parë të ndërtesës historike të quajtur Manica Lunga. Vizitorët do të mirëpriten nga video-storia e Mattia Borgioli, e cila tregon procesin që çoi në krijimin e të gjitha instalimeve, që nga konceptimi i prototipeve të parë deri në mbërritjen e tyre në Ishull. Ky incipit hap teleskopin e galerisë, i cili përmes grafikave, skicave origjinale dhe fotografive të Marco Cremascoli, e nis rrëfimin.

Instalacioni “O Encontro” i Alvaro Siza pret vizitorin dhe e çon atë, në një dialog mes “figurave” të projektuara nga mjeshtri, deri te hapësirat e jashtme; prezenca të mëdha, gjeometritë dhe dinamizmi i lëvizjes së të cilave aludojnë në mënyrë plastike vizionin e guximshëm shoqëror të Papa Françeskut.

Ndërveprimi i tyre sugjestionues krijon një lëvizje të pandërprerë, të përbërë nga pauza dhe surpriza, e cila kulmon drejt monolitit të fundit, që arrin në kopsht, duke na udhëhequr drejt kopshtit të manastiri të rigjetuar dhe strukturave të pritjes të krijuara enkas. Konformacioni i ri i kopshtit, i projektuar nga Studio Albori, në fakt ofron një shëtitje pjesërisht me hije, falë pjergullave prej druri dhe bambuje, pjesërisht në ajër të hapur, mes mbjelljeve të reja.

I gjithë druri i përdorur këtu jeton një jetë të dytë, si shansi i dytë që duam t'u japim vendeve, kulturave dhe qenieve të gjalla. I konceptuar si një hapësirë ​​në dispozicion për të gjithë, konformacioni i ri mundëson ecjen mes kopshteve të perimeve, kotecit të pulave, ruajtjes së farave dhe zonave të pushimit, në një praktikë njohjeje dhe soditjeje. Një skenar material dhe shpirtëror që na afron me jetën e përditshme të manastirit benediktin, me Rregullin e tij ‘ora et labora’, duke hapur mundësinë e një dialogu aktual me ato hapësira emblematike të traditës arkitekturore.

18 prill 2023, 12:08