Kërko

Il Papa sarà a Budapest, capitale dell'Ungheria, dal 28 al 30 aprile Il Papa sarà a Budapest, capitale dell'Ungheria, dal 28 al 30 aprile

Papa Françesku në Hungari, shtegtim me shikim në të ardhmen e Evropës

Tri ditë në Hungari, plot me takime të ndryshme. Ndër temat kryesore, ajo e ardhmërisë së Evropës, por edhe migrimi, ekologjia, familja…

R.SH. - Vatikan

Tema e shtegtimit, "Krishti është ardhmëria jonë",  përcakton qëllimin e qartë të udhëtimit. E Matteo Bruni, drejtor i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, në paraqitjen e shtegtimit të Papës Françesku në Hungari, nënvizon se Budapesti, qyteti i shumë urave, mund të jetë qortim për Evropën dhe për të ardhmen e Kontinentit.

Papa Françesku do të niset më 28 prill për një udhëtim tre-ditor në Budapest, ku do të presë të gjitha bashkësitë, të cilat mund t’i kishte vizituar, nëse do ta kishte lejuar gjendja e tij shëndetësore. Tani për tani nuk janë planifikuar takime ekumenike apo takime me protestantët, por në program është përfshirë edhe takimi i posaçëm me greko-katolikët në vend.

Premtim i mbajtur, kjo vizitë, që Papa e kishte premtuar prej kohës kur qe ndalur disa orë në Budapest për statio orbis të Kongresit Ndërkombëtar Eukaristik.  

Ndër temat e vizitës, Bruni thekson luftën dhe thirrjen për paqe (Hungaria kufizohet me Ukrainën dhe ka  mirëpritur shumë refugjatë), migrimet që mbërrijnë në vend përmes rrugës ballkanike dhe ekologjinë, pikërisht atë të  Evropës.

“Flitet - shpjegon drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë - për një qytet plot me ura, në zemër të Evropës, ndaj vështirë të mos mendosh për të gjithë Evropën e, përmes hungarezëve, t'ia thuash një fjalë mbarë Kontinentit, pasion ndoshta i dobësuar ndër vite”.

E, kujtohen edhe shenjtorët e shumtë  të Hungarisë: nga Shën Martini - tek Mbreti Shtjefën, kurorën e të cilit, dërguar nga Papa Silvestër, e mbarti më pas kardinali Mindszenty, një tjetër martir, gjatë mërgimit të tij në ambasadën amerikane pas revolucionit të vitit 1956, por edhe shenjtorët e tjerë mbretër, nga Shën Elisabetta - tek Shën Margerita, e cila ia kushtoi gjithë jetën të varfërve.

Papa do të shkojë i shoqëruar si zakonisht. Me të do të jetë edhe Kryeipeshkvi Claudio Gugerotti, prefekt i Dikasterit të Kishave Lindore, që shtegton për herë të parë me Françeskun në këtë rol, si dhe kardinali Lazzaro Ju, prefekt i Dikasterit të Ipeshkvijve.

Dy fjalë, për programin

Gjashtë fjalime, të gjitha të mbajtura në italisht. Një takim me refugjatët, duke përfshirë ata nga Ukraina; një me bashkësinë rom, shumë të pranishëm në Hungari, e cila ka përkthyer Biblën në gjuhën Lovari; një në institutin për të verbërit kushtuar të Lumit Laszlo Batthyany-Strattmann, qendër që drejtohej prej vitesh nga motra Anna Feher, "Nënë Tereza" e Hungarisë, dhe një, e zakonshme, me jezuitët.

Natyrisht është një program, që mund të sjellë edhe të papritura, për shembull, takimi me botën e kulturës, e cila flet për një Hungari, që po përjeton një lloj rilindjeje të katolicizmit në vend.

Nga data 28 deri më 30 prill, sytë e botës do të ngulen, pra, në Budapest, për shtegtimin e parë të Papës, pas shtrimit në spital para Pashkëve.

21 prill 2023, 16:58