Kërko

 Pontificio Comitato di Scienze Storiche Pontificio Comitato di Scienze Storiche

Papa: emëron Pierantonio Piattin sekretar të Komitetit Papnor për Shkenca Historike

Papa ka emëruar Pierantonio Piattin, deri tani zyrtar në të njëjtin Komitet Papnor, sekretar të Komitetit Papnor për Shkenca Historike. Lajmin e dha sot zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë.

R.SH. -Vatikan

Papa ka emëruar Pierantonio Piattin, deri tani zyrtar në të njëjtin Komitet Papnor, sekretar të Komitetit Papnor për Shkenca Historike. Lajmin e dha sot zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë.

Komiteti Papnor për Shkenca Historike (në latinisht: Pontificius Comitatus pro Scientiis Historicis) është një organ i Kuries Romake, themeluar më 7 prill 1954 me vendim të Papës Piu XII. Ky institucion është, në fakt, një vazhdim i Komisionit të Kardinajve për studime historike të themeluar nga Papa Leoni XIII me letrën apostolike Saepenumero considerantes të 18 gushtit 1883.

Ky komision pati mandatin të kontribuonte në zhvillimin dhe përdorimin e drejtë të shkencave historike, veçanërisht në dekadën e fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, kur Arkivi Sekret i Vatikanit u hap për studiuesit. Selia e Shenjtë iu bashkua Komitetit Ndërkombëtar të Shkencave Historike (Comité International des Sciences Historiques, CISH) në vitin 1938.

Viti 2004, ku u shënuar pesëdhjetëvjetori i themelimit të tij, ofroi një mundësi të rëndësishme për të nxjerrë në pah kontributin e dhënë nga Komiteti në disiplinat historike.

20 prill 2023, 13:04