Kërko

Un dono per Carlo III, gesto ecumenico nel centenario della Chiesa anglicana in Galles Un dono per Carlo III, gesto ecumenico nel centenario della Chiesa anglicana in Galles

Një dhuratë për Charles III në njëqindvjetorin e Kishës Anglikane në Uells

Drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit konfirmoi se fragmente të relikes së Kryqit të Vërtetë iu dhuruan nga Selia e Shenjtë në fillim të këtij muaji Mbretit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Guvernatorit Suprem të Kishës së Anglisë "si një gjest ekumenik".

R.SH. -Vatikan

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, konfirmoi sot, të enjten, 20 prill, se “fragmente të Relikes së Kryqit të Vërtetë i janë dhuruar nga Selia e Shenjtë në fillim” të këtij muaji “përmes Nunciaturës Apostolike, Madhërisë së Tij Mbretit Charles III”, Sovranit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Guvernatorit Suprem të Kishës së Anglisë “si një gjest ekumenik me rastin e njëqindvjetorit të Kishës Anglikane në Uells”.

Është fjala për dhuratën e dy fragmenteve të vogla prej druri të kryqit mbi të cilin sipas traditës së krishterë u kryqëzua Jezusi. Të ruajtura në Vatikan, reliket e çmuara janë dorëzuar ditëve të fundit në Kapelën Mbretërore të Shën Jakobit në Londër. Lajmi për dhurimin u përhap më pas nga mediat britanike dhe u konfirmua në një postim në Twitter nga ambasadori pranë Selinë e Shenjtë, Christopher Trott. Më pas u rikonfirmua nga Imzot Ervin Lengyel, këshilltar i nunciaturës apostolike në Britaninë e Madhe, në llogarinë e tij në Twitter.

20 prill 2023, 15:50