Kërko

2023.04.26 pane per il Papa dono degli ungheresi 2023.04.26 pane per il Papa dono degli ungheresi

Një bukë për Papën, dhuratë e hungarezëve për mirëseardhjen e Françeskut

Simbol i jetës, bekimit dhe urimeve të mira, buka përgatitur nga hungarezët do t'i ofrohet Papës me mbërritjen e tij nesër, më 28 prill, në Budapest. "Shpresojmë se Papa do ta shijojë atë," thotë Kata Sümeghy, përgjegjëse e Konferencës së ipeshkvijve hungarez për shtyp që ka përgatitur dhuratën për Papën

Agnes Gedő – Budapest

Më 25 prill, në festën e Shën Markut Ungjilltar, Kisha në Hungari bekon grurin. Dhe pikërisht në këtë ditë u prezantua para shtypit përgatitja e bukës që do të përgatitet në selinë e Konferencës së Ipeshkvijve të Hungarisë përpara ardhjes së Papës. Kata Sümeghy e ka sjell brumin nga shtëpia saj dhe me mjeshtëri e dashuri e punoi brumin. Në familjen e saj që prej tre vitesh bëjnë bukë në shtëpi.

Fryt i punës që i jep dinjitet njeriut

Buka simbolizon mikpritjen e Hungarisë ndaj Atit të Shenjtë, një gjest i thjeshtë por kuptimplotë, një shenjë e mirëseardhjes nga populli. "Ne dëshirojmë që Ati i Shenjtë ta kërkojë bukën," thotë Kata Sümeghy, përgjegjëse e Konferencës së ipeshkvijve hungarez për shtyp, e cila dhjetë vjet më parë kreu studimet e saj në Universitetin Papnor ‘Santa Croce’ ku, nëpërmjet kardinalit lëmoshtar Konrad Krajewski, ajo e ka përjetuar ndihmën e Papës. Tani është ajo që falënderon Papën me gjestin e bukës.

Kata Sümeghy që ka përgatitur bukën dhuratë për Papën Françesku
Kata Sümeghy që ka përgatitur bukën dhuratë për Papën Françesku

Puna në skuadër

"Imzot Tamás Tóth, koordinator i përgjithshëm i vizitës papnore në Hungari - shpjegon Sümeghy - më kërkoi të përgatisja bukën për Papën Françesku, e cila do t'i dorëzohet më 28 prill, pas mbërritjes së tij në Budapest, nga dy të rinj të veshur me kostume popullore tradicionale hungareze". “Buka – shton ajo – përgatitet me majanë tradicionale dhe përmban vetëm miell, ujë dhe kripë. Buka është e veçantë sepse është rezultat i një pune të vërtetë të përbashkët, ekipore, falë stafit të Konferencës së Ipeshkvijve të Hungarisë që furnizuan materialin dhe enët për ta servirur”.

Tradita

Në Evropën Qendrore është zakon të mirëpret Pasardhësi i Pjetrit me këtë dhuratë: ndodhi kështu edhe në Bratislavë gjatë vizitës së Papa Françeskut në Sllovaki në vitin 2021. Shenjti pajtor qiellor i bukës dhe i punës është Shën Cayetano nga Thiene, i cili prej vitesh nderohet edhe në Argjentinë. Gajtani apo Gaetano (në italisht), meshtar, themelues i teatinëve, ishte një fisnik vinçentin, që jetoi ndërmjet shekujve XV e XVI. Shën Gajtani nderohet shumë në Argjentinë, në atdheun e Papës Françesku, si Pajtori qiellor i “bukës dhe i punës”. Shenjtërorja e tij ndodhet në lagjen Liniers të Buenos Ajresit, zonë periferike e kryeqytetit argjentinas.

Papa Jorge Mario Bergoglio është i lidhur me këtë shenjtor, pasi si kardinal ka kremtuar Meshë në Shenjtërore që bartë emrin e tij në lagjen Liniers të Buenos Ajresit, zonë periferike e kryeqytetit argjentinas. “Të sjellësh bukën në shtëpi, fryt i punës, i jep dinjitet njeriut”, ka ripohuar gjithmonë Papa.

Buka përgatitur sipas traditës hungareze
Buka përgatitur sipas traditës hungareze

1002aem.jpg

27 prill 2023, 13:45