Kërko

 Piazza San Pietro, cupola di San Pietro, Vaticano Piazza San Pietro, cupola di San Pietro, Vaticano

Jubileu 2025, një takim dypalësh ndërmjet Italisë e Selisë së Shenjtë

Gjatë një takimi, i cili zgjati rreth një orë e gjysmë, mes dy delegacioneve të kryesuara nga kardinali Parolin dhe kryeministrja Meloni, u theksua nevoja për momente të mëtejshme shkëmbimi për të ndjekur ecurinë e punimeve dhe për të favorizuar një mirëseardhje adekuate për sa do të vijnë në Romë për Vitin Jubilar 2025

R.SH. -Vatikan

Në kuadrin e Jubileut të ardhshëm që Kisha universale do të kremtojë në vitin 2025, dje pasdite u zhvillua një takim dypalësh ndërmjet Shtetit Italian dhe Selisë së Shenjtë. Gjatë takimit, i cili zgjati rreth një orë e gjysmë - njofton Zyra e Shtypit e Vatikanit - palët shprehën mirënjohjen për bashkëpunimin ndërmjet Italisë e Selisë së Shenjtë dhe presin me padurim një ngjarje që do të jetë në gjendje të japë një kontribut shpirtëror dhe kulturor në qytetin e Romës dhe në Itali. Në përmbyllje të takimit u theksua nevoja për momente të mëtejshme shkëmbimi për të ndjekur ecurinë e punimeve përgatitore, me qëllim të promovimit të një pritjeje adekuate të atyre, shtegtarëve dhe besimtarëve, që do të arrijnë në Romë me rastin e Vitit Jubilar 2025.

Delegacioni italian

Së bashku me Kryeministren italiane, Giorgia Meloni, ishin të pranishëm nënsekretari i shtetit në Presidencën e Këshillit të Ministrave të Italisë, Ministrii Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Ministri i Brendshëm, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Ministri i Kulturës, Ministri i Shëndetësisë, Ministri i Turizmit, Ministri për Mbrojtjen Civile dhe Politikat Detare, Presidenti i Rajonit të Lazios e Kryetari i Bashkisë së Romës dhe Komisioneri i Jashtëzakonshëm i Qeverisë italiane për Jubileun. Me ta edhe ambasadori i Italisë pranë Selisë së Shenjtë.

Delegacioni i Vatikanit

Të pranishëm për Selinë e Shenjtë ishin Sekretari i Shtetit, Kardinali Pietro Parolin, Imzot Rino Fisichella, proprefekt i Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzimin - me nënsekretarin e Dikasterit -, zëvendësin e Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, këshilltari për Çështjet e Përgjithshme, së bashku me zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të Guvernatorit të Shtet Qytetit të Vatikanit, me drejtorin e Infrastrukturave dhe Shërbimeve e zëvendësdrejtorin e Shërbimeve të Sigurisë dhe Mbrojtjes Civile.

20 prill 2023, 11:38