Kërko

Dikasteri vatikanas për Ungjillëzimin Dikasteri vatikanas për Ungjillëzimin

Imzot Sangalli, zv.sekretari i ri i Dikasterit për Ungjillëzimin

Përveç meshtarit 55-vjeçar lombard, Papa emëroi edhe anëtarët e këshilltarët në Seksionin e dikasterit, që merret me çështjet themelore të ungjillizimit në botë

R.SH. – Vatikan

Një gamë e gjerë emrash në nivele të ndryshme, duke filluar nga një emërim në kryesi, ai i zv.sekretarit. Sot (25 prill), Papa Françesku caktoi si zv.sekretar në Dikasterin vatikanas për Ungjillëzimin - në Seksionin për ungjillëzimin e parë dhe për Kishat e reja të veçanta - imzot Samuele Sangalli-n, deri tani, nëpunës në Dikasterin për Ipeshkvijtë.

Meshtari, i lindur në vitin 1967, në Lecco të Italisë, është shuguruar në qershor 1996. Ka diplomë universitare në Shkencat Edukative, marrë në Universitetin Roma Tre, doktoraturë në Filozofi marrë në Universitetin Gregorian, ku jep mësim dhe diplomë në Teologjinë Shpirtërore marrë në Teresianum. Është pedagog edhe në Universitetin e Lirë Ndërkombëtar të Studimeve Shoqërore “Guido Carli” në Romë. Përveç tij, Papa emëroi edhe disa anëtarë e këshilltarë në Seksionin për çështjet themelore të ungjillizimit në botë, po në atë Dikaster.

25 prill 2023, 16:31