Kërko

2019.03.28 senzatetto, barbone, povertà, povero 2019.03.28 senzatetto, barbone, povertà, povero

Imzot Caccia në OKB: duhet një angazhim i përbashkët për eliminimin e varfërisë

Në sesionin vijues të Forumit për Financimin e Zhvillimit të vitit 2023, imzot Gabriele Caccia, Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ripohoi urgjencën e mobilizimit të të gjitha burimeve të mundshme për zhvillimin integral të burrave, grave dhe fëmijëve, të provuar nga një varfëri në rritje e trashëguar edhe nga pandemia

R. SH. -Vatikan

Selia e Shenjtë ofron kontributin e saj në debatin e përgjithshëm të Forumit të verifikimit të financimit të zhvillimit 2023. Varfëria po rritet në botë e kështu edhe ndërhyrja duhet të jetë në rritje dhe e globalizuar për të kapërcyer mangësitë midis Shteteve.

Veprim urgjent solidariteti kundër varfërisë

“Nevojitet një solidaritet autentik global për t’i ndihmuar më të varfërit”: këtë e ripohoi Vëzhguesi i Selisë së Shenjtë, Imzot Caccia, në selinë e OKB-së. Ai iu referua me shqetësim 356 milionë njerëzve të shtyrë "në varfëri ekstreme" nga pandemia. "Varfëria, uria, kequshqyerja dhe mungesa e aksesit në burimet bazë, duke përfshirë ujin e sigurt dhe kanalizimet - thekson Vëzhguesi i Selisë së Shenjtë imzot Caccia - janë fyerje ndaj dinjitetit njerëzor". Këto janë sfida që kërkojnë “veprim urgjent bazuar në parimet etike të solidaritetit, respektimit të dinjitetit të çdo personi dhe promovimit të së mirës së përbashkët të të gjithëve”. Mobilizimi i institucioneve e burimeve financiare dhe dhënia e kredive më lehtësuese, duke përfshirë ndihmën zyrtare për zhvillim (APS), janë mjete thelbësore për ta bërë zhvillimin e qëndrueshëm realitet për të gjithë, vazhdoi imzot Caccia.

Komuniteti ndërkombëtar fshin borxhin e vendeve vulnerabël

Më pas, vëmendja shkon tek shumë vende në zhvillim e sipër, të cilat për shkak të kërkesave të imponuara nga shërbimi i borxhit dhe ndikimi ekonomik i pandemisë, janë të detyruara të devijojnë burimet e pakta kombëtare nga investimet në arsim, shëndetësi, strehim dhe krijimin e vendeve të punës. Imzot Caccia pohoi se mbetet një "imperativ" për komunitetin ndërkombëtar për t'i dhënë "përparësi ristrukturimit të borxhit dhe për të shkuar drejt anulimit të borxhit të vendeve më të cenueshme. "Çdo vend duhet të jetë në gjendje të rritet në një mënyrë të veçantë dhe të zhvillojë kapacitetin e tij të inovacionit në respektimi i vlerave të kulturës së vet”, kujtoi përfaqësuesi i Vatikanit.

Mos përdorni ndihmën për kolonizime ideologjike

Në këtë drejtim, përfundon imzot Caccia, "furnizimi i ndihmës ndërkombëtare nuk duhet të përdoret kurrë për të imponuar forma të kolonizimit ideologjik ose për ta lidhur furnizimin e ndihmës ekonomike me pranimin e ideologjive të tilla". Përkundrazi, kriteri përfundimtar me të cilin duhet të maten të gjitha aspektet e zhvillimit dhe ndihmës ndërkombëtare është respektimi i dinjitetit të çdo personi, duke përfshirë vlerat e tij kulturore, dhe promovimi i së mirës së përbashkët.

20 prill 2023, 14:34