Kërko

 Monsignor Richard Gallagher Monsignor Richard Gallagher

Imzot Gallagher viziton Lihtenshtajnin, do të flasë për diplomacinë dhe Ungjillin

Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare Imzot Gallagher viziton më 24 dhe 25 Prill, Principatën e Lihtenshtajn. Pas takimeve institucionale me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të shtetit të vogël europian, të hënën, më 24, kryeipeshkvi do të flasë në konferencën “Diplomacia dhe Ungjilli” në bashkinë e kryeqytetit Vaduz. Pasdite, vizita e mirësjelljes tek Princi i Kurorës, Alois von und zu Lihtenshtajn. Më 25 prill Mesha në Katedralen e Shën Florinit

R.SH. / Vatikan

Kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher, Sekretar i Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, do të jetë për një  vizitë dyditore në Principatën e Lihtenshtajnit. Programi i vizitës, sipas njoftimit të Sekretarisë së Shtetit përmes një tweeti në  @terzaloggia, parashikon, më 24 prill, takimin me kryeministrin Daniel Risch dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme, të Arsimit dhe Sportit, Dominique Hasler.

Kryeipeshkvi Gallagher do të flasë, më pas, në konferencën “Diplomacia dhe Ungjilli”, në bashkinë e Vaduz-it. Ngjarja e fundit zyrtare e ditës do të jetë vizita e mirësjelljes Princit të Kurorës, Alois von und zu Lihtenstein. Më 25 prill, Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, përpara se të kthehet në Vatikan, do të kryesojë Meshën, që do të kremtohet në katedralen e Shën Florinit, në Vaduz.

23 prill 2023, 15:29