Kërko

Papa Françesku - Takimi i  Këshillit të Kardinajve me Papën- C9 Papa Françesku - Takimi i Këshillit të Kardinajve me Papën- C9 

C9, puna e Kishës për paqen, në qendër të takimeve të kardinajve

Përfunduan punimet e organizmit mbledhur me Françeskun në Shën Martë, më 24 dhe 25 prill. Në qendër të reflektimit, situata shoqërore-politike dhe kishtare e rajoneve që u përkasin kardinajtë, përgatitjet për Sinodin e tetorit dhe zbatimi i Preedicate Evangelium, me vëmendje të veçantë në përpjekjen për ta vënë në jetë punën e reformës në Kurien Romake

R. SH. - Vatikan

"Situatat e luftës dhe të konfliktit në të cilat gjenden shumë vise të botës" dhe "nevoja që e gjithë Kisha të punojë së bashku për të siguruar paqen". Këto ishin dy temat kryesore, në qendër të takimeve të prillit të Këshillit të Kardinajve - C9 (domethënë, i nëntë kardinajve), organ i krijuar në vitin 2013 nga Papa, përbërja e të cilit u përtëri marsin e kaluar. Kardinajtë u takuan në Shtëpinë e Shën Martës më 24 dhe 25 prill: siç njofton një komunikatë e Sallës vatikanase të Shtypit, në takim ishte i pranishëm Papa Françesku me të gjithë anëtarët e Këshillit dhe sekretarin, Imzot Marco Mellino.

Temat e trajtuara

Përveç luftës dhe sigurimit të paqes, u diskutuan edhe tema të tjera si "gjendja shoqërore-politike dhe kishtare e rajoneve të ndryshme, sipas kardinajve", "përgatitjet për asamblenë sinodale në tetor" dhe "zbatimi i Kushtetutës Apostolike “Praedicate Evangelium”, botuar më 19 mars 2022. Në veçanti - njofton nota - vëmendja u përqendrua kryesisht në përpjekjen “për ta vënë në jetë, në nivele të ndryshme, punën e reformës së kryer në Kurien Romake”.

Takimi i ardhshëm i C9 programohet për qershorin e këtij viti.

26 prill 2023, 12:54