Kërko

Santa Madre Teresa di Calcutta in preghiera Santa Madre Teresa di Calcutta in preghiera

Shenjta Nënë Terezë: lutja jonë e përditshme

Shenjta Nënë Terezë: “Mesha Shenjte është lutja jonë e përditshme, në të cilën ofrojmë vetveten për t’u ndarë e dhënë si ushqim për të varfërit, ndër më të varfër. Jeta jonë ofrohet së bashku me Jezusin në Eukaristi: feja e dashuria, që rrjedhin nga Eukaristia na bëjnë të afta ta shohim Jezusin, edhe kur vishet tragjikisht si i varfër, te çdo njeri. E kështu, dashuria jonë për Jezusin është një e vetme, sepse në të varfërin ekziston një person i vetëm: Jezusi"

R. SH. / Vatikan

Shenjta shqiptare Nënë Tereza na shoqëron me mendimet e saj, kësaj radhe me një reflektimin për Meshën Shenjte / Eukaristinë, një lloj testamenti për simotrat e saj rregulltare Misionaret e Dashurisë dhe për ne:

“Mesha Shenjte – thoshte Nënë Tereza – është lutja jonë e përditshme, në të cilën ofrojmë vetveten për t’u ndarë e dhënë si ushqim për të varfërit, ndër më të varfër. Jeta jonë ofrohet së bashku me Jezusin në Eukaristi: feja e dashuria, që rrjedhin nga Eukaristia na bëjnë të afta ta shohim Jezusin, edhe kur vishet tragjikisht si i varfër, te çdo njeri. E kështu, dashuria jonë për Jezusin është një e vetme, sepse në të varfërin ekziston një person i vetëm: Jezusi. Nëse i duam vërtet të varfërit, kontakti ynë i parë duhet të jetë me Jezusin në të Shenjtnueshmin Sakrament të Eukarisisë. Pastaj, do të jetë e lehtë ta çojmë jashtë, drejt të varfërve, këtë dashurinë tonë për Jezusin.

(Bazuar mbi "Madre Teresa - meditazioni per ogni giorno dell'anno liturgico", botuar me kujdesimin e Dorothy S. Hunt nga RCS Libri, 2003 (edicioni Tascabili Bompiani))



13 janar 2023, 13:16