Kërko

Benin, casa Tokan, suore dei poveri Benin, casa Tokan, suore dei poveri

Papa: Tweet ‘mënyra se si i trajtojmë të varfrit tregon vlerën që kemi për njeriun‘

Papa: “të kujtojmë gjithmonë se mënyra se si i trajtojmë të fundit dhe ata që konsiderohen më pak ndërmjet vëllezërve dhe motrave tona, tregon vlerën që kemi për qenien njerëzore”.

R. SH. - Vatikan

“Të kujtojmë gjithmonë se mënyra se si i trajtojmë të fundit dhe ata që konsiderohen më pak ndërmjet vëllezërve dhe motrave tona, tregon vlerën që kemi për qenien njerëzore”. Kështu shkruan Papa Françesku në një postim në Twitter, sot më 12 janar 2023 botuar në @Pontifex.

Me guximin profetik të refuzohet gjithçka që e poshtëron njeriun

Të krishterët janë të thirrur të vihen në shërbim të të tjerëve, posaçërisht të më nevojtarëve. Na bëjnë thirrje, të varfrit, kujton Papa, prandaj duhet t’i ndihmojmë gjithnjë. Edhe në tweetin e sotëm mendimi i Papës shkon pikërisht tek të varfrit, njerëz, të cilëve u mungon gjithçka e nevojshme për jetën dhe shtrijnë dorën për ndihmë. Kërkojnë, por edhe japin. Ashtu, të dërmuar nga jeta, të varfrit shpesh janë dëshmitarë të vlerave më të fisme njerëzore, të dashurisë për të afërmin, të solidaritetit, të gëzimit, që varfëria nuk arrin ta shuajë.
Prej këndej, Papa kërkon të fitohet mbi indiferencën dhe egoizmin, të mësohet nga të varfrit e punojmë që të mos mungojnë kurrë lutjet për paqen, me besim se politikanët do ta gjejnë rrugët e solidaritetit për më nevojtarët e shoqërive tona bashkëkohore.

“Varfëria, uria, sëmundjet, trysnia nuk janë një fatalitet e nuk mund të përfaqësojnë situatat permanente. Duke u mbështetur në forcën e Ungjillit, ne mund të kontribuojmë me të vërtetë për t’i ndryshuar sendet a së paku për t’i përmirësuar”, u pati thënë Papa Françesku anëtarëve të Këshillit të Përfaqësisë së Karitasit Ndërkombëtar në audiencë më 17 nëntor 2016. Nga këtu thirrja e Atit të Shenjtë Bergoglio“ të veprojmë përherë me guximin profetik, duke refuzuar gjithçka e çdo formë të shfrytëzimit që e mposht a poshtëron njeriun.

12 janar 2023, 14:19