Kërko

Papa: lutja e nevojshme për të ushqyer besimin tonë

Papa: “kemi nevojë për #lutje të përditshme, për kohë kushtuar Zotit, që Ai të mund të hyjë në kohën tonë; për momente të shpeshta në të cilat ne i hapim zemrat tona ndaj Tij, në mënyrë që Ai të mund të dikojë në ne çdo ditë dashuri dhe të ushqejë fenë tonë”.

R. SH. / Vatikan

“Ne kemi nevojë për #lutje të përditshme, për kohë kushtuar Zotit, që Ai të mund të hyjë në kohën tonë; për momente të shpeshta në të cilat ne i hapim zemrat tona ndaj Tij, në mënyrë që Ai të mund të dikojë në ne çdo ditë dashuri dhe të ushqejë fenë tonë”. Kështu pohon Papa Françesku në një tweet, sot 13 janar 2023, botuar në @Pontifex.

Lutja nuk është tjetërsim, ne jemi duart e Zotit!

Kur njeriu dëshiron të lutet, gjëja e parë që duhet të bëjë është të dëgjojë Fjalën e Zotit, sepse lutja mbi të gjitha është dialog me Zotin. Prandaj, në radhë të parë, duhet të ndiqet me vëmendje të plotë teksti i Shkrimit Shenjt, që është Fjala e Zotit, pastaj të meditohet për të arritur në bashkim të thellë me Zotin në dritën e dashurisë së tij.

Pra, “Lutja është pasqyrim  i dashurisë, që ndjejmë për Zotin, për të tjerët e për botën e krijuar”. Kështu pati pohuar Papa Françesku gjatë lutjet mbrëmësore kremtuar më 17 korrik 2015 në Kishën katedrale në  Asunción të Paraguait, me klerin, rregulltarët e lëvizjet katolike.

“Secili nga ne, në lutjen tonë, duhet të bëhet sa më i ngjashëm me Jezusin – theksoi Papa - duke kujtuar se lutja liturgjike, me ndërtimin dhe formën e ritmuar, shndërrohet në shprehje të mbarë Kishës, nuses së Krishtit, që përpiqet të bëhet një me Zotin e vet”. Në lutjen tonë, kujtoi Papa Bergoglio, duam të bëhemi sa më të ngjashëm me Jezusin. Kisha na mëson lutjen e gjallë, në të cilën ndjehet fort gjithçka jetojmë në jetën e përditshme; lutje, që nuk është tjetërsuese e as vetëm dekorative, sepse, siç na kujtojnë Pslamet, jemi në duart e Zotit. I krishteri në lutje e ndjen me forcë praninë e Krishtit. Të lashtët thoshin se të lutesh do të thotë të marrësh frymë, të marrësh frymën e Zotit.

13 janar 2023, 12:37