Kërko

I media vaticani sbarcano su "YouTube Shorts": la piattaforma "social" di Google. I media vaticani sbarcano su "YouTube Shorts": la piattaforma "social" di Google.

Vatican News mbërrin në "YouTube Shorts"

Pas Facebook, Instagram dhe Twitter, mediat e Vatikanit zbarkojnë në "YouTube Shorts": platforma më "sociale" e Google. Video të shkurtra në katër gjuhë: anglisht, spanjisht, portugalisht dhe italisht

R. SH. - Vatikan

"Interneti. Një forum i ri për shpalljen e Ungjillit". Ky qe titulli në vitin 2002 i Mesazhit të Shën Gjon Palit II për Ditën XXXVI Botërore të Komunikimit. Ati i Shenjtë i ftonte të gjithë katolikët që të përdoronin internetin, një media e sapolindur në atë kohë, për të përhapur Fjalën e Zotit. Më 12 dhjetor 2012, Benedikti XVI hapi faqen @Pontifex me postimin e tij të parë në Twitter. Papa Françesku, i cili e ka quajtur internetin "një dhuratë e Zotit", është Papa i parë që ka një faqen në Instagram.

Kështu tani pas Facebook, Instagram dhe Twitter, mediat e Vatikanit zbarkojnë në "YouTube Shorts", platforma më "sociale" e Google. Do të botohen përmbajtje në katër gjuhë: anglisht, spanjisht, portugalisht dhe italisht. "Shorts" janë videot me një kohëzgjatje maksimale prej gjashtëdhjetë sekondash, në format vertikal, të përdorshme përmes smartphone. Vatican News i publikon katër në javë, me përmbajtje ekskluzivisht për YouTub

Nëse nuk jeni ende pjesë e komunitetit tonë, abonohuni në kanalin tonë të iscriviti al nostro canale YouTube Vatican News!

07 dhjetor 2022, 11:31