Kërko

Parabolat në çatinë e Radio Vatikanit Parabolat në çatinë e Radio Vatikanit

Në Radio Vatikan, “G9”-a e valëve të shkurtra, “misionare të paqes”

Përfaqësuesit e nëntë radiove kryesore perëndimore u mblodhën në selinë historike të emitentes papnore në Kopshtet e Vatikanit për të diskutuar mbi valët e shkurtra. Imzot Lucio Ruiz: “teknologji themelore për dërgimin e mesazheve të shpresës dhe mëshirës në të katër anët e botës”

R.SH. - Vatikan

Të punohet me valë të shkurtra, që “Jamming” të ndalohet disi. “Jamming” s’është tjetër veçse një fenomen radiofonik i shkaktuar qëllimisht nga zhurmues, të cilët shqiptarët i njohin mirë, pasi bllokonin sinjalin nga stacionet e huaja, gjatë regjimit komunist. Kësaj radhe, i ashtuquajturi “G9” i radiove më kryesore perëndimore, ku përfshihet edhe Radio Vatikani, është mbledhur ditët e fundit në ndërtesën historike të emitentes papnore, në Kopshtet e Vatikanit, për të diskutuar si të shmangen zhurmuesët në mënyrë që valët të transmetohen edhe aty ku regjime të çdo lloji përpiqen t’i ndalojnë. Kujtojmë se në selinë historike, qe shpikësi i radios, Guglielmo Marconi, ai që ngriti stacionin e parë radiofonik.

Të arrihet në skajet e tokës

“Jeni në shtëpi, pasi Selia e Shenjtë është shtëpia e të gjithëve e na pret me një përqafim vëllazëror universal për të punuar në të mirë të njerëzimit”: kjo ishte përshëndetja e mons. Lucio Adrian Ruiz, sekretarit të Dikasterit për Komunikimin. Në një botë që gjithnjë e më shumë përdor teknologjinë më të fundit, kujtoi ai, "t’u kushtohesh valëve të shkurtra dhe shërbimeve që ofrojnë është thelbësore për të mos i harruar ata njerëz, të cilët, në pjesë të ndryshme të botës, nuk kanë mundësi të tjera për t’u lidhur e për të marrë informacion. Për ne, që në thelb jemi misionarë, valët e shkurtra janë mjete të çmuara, sepse na mundësojnë arritjen në skajet e tokës, me mesazhin e dhembshurisë, të mëshirës, paqes e shpresës”.

Takimi i radhës në Uashington, më 2023

Grupi “G9” u lind në fillim të viteve ‘60 dhe përbëhet, përveç Radio Vatikanit, nga Adventist World Radio, në pronësi të kishës Adventiste të Ditës së Shtatë, Encompass, nga gjermanëe e Deutsche Welle-s dhe Media Broadcast-it, nga amerikanët e Komisionit Federal të Komunikimeve dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Median Globale (AGM), nga francezët e Tèlèdiffusion de France dhe Mglob S.A, që transmetojnë nga Antananarivo e Madagaskarit. Takimet organizohen me rotacion nga të gjithë anëtarët. Takimi i ardhshëm do të mbahet në Uashington në qershor 2023 dhe do të organizohet nga AGM.

13 dhjetor 2022, 16:19