Kërko

 Madre Teresa Madre Teresa

Me Nënë Terezën t’i lutemi Foshnjës Hyjnore Jezus

Ti, o Foshnje Hyjnore e Betlehemit, na shpëton,/ duke na çliruar nga mëkati./Je ti Shëlbuesi i vetëm, i vërtetë, /të cilin njerëzimi shpesh herë /me lot e mundim e kërkon!/O Zoti i paqes, /dhuroja njerëzimit paqen e vërtetë!/Eja e jeto në zemrën e çdo njeriu/ 
të çdo familjeje./Ti vetë ji paqja jonë e gëzimi ynë!/

R.SH. / Vatikan

Shenjtja Nënë Terezë na fton t’i lutemi Foshnjës Hyjnore

O Foshnje Hyjnore, teri lotët e fëmijëve!
Nxiti njerëzit t’i ulin armët 
e të rroken në një përqafim universal paqeje!
Ftoi popujt, o Krisht i mëshirshëm, 
t’i shembin muret që ngre mjerimi, 
papunësia, padija, indiferenca,
diskriminimi e intoleranca.
Ti, o Foshnje Hyjnore e Betlehemit, na shpëton, 
duke na çliruar nga mëkati.
Je ti Shëlbuesi i vetëm, i vërtetë, 
të cilin njerëzimi shpesh herë 
me lot e mundim e kërkon!
O Zoti i paqes, 
dhuroja njerëzimit paqen e vërtetë!
Eja e jeto në zemrën e çdo njeriu 
të çdo familjeje.
Ti vetë ji paqja jonë e gëzimi ynë! Amen!

25 dhjetor 2022, 17:07