Kërko

2021.10.24 Icona Evangelizzazione Asia 2021.10.24 Icona Evangelizzazione Asia

At Ardura: nga data 16 deri më 18 nëntor konferenca mbi IV shekujt e Dikasterit misionar të Vatikanit

Ende sot, Kisha vazhdon të ketë nevojë për burra dhe gra që, në sajë të Pagëzimit te tyre, i përgjigjen me bujari thirrjes për të dalë nga shtëpitë e tyre, nga familjet e tyre, nga vendlindja e tyre, nga Kisha e tyre lokale, për t'u dërguar tek popujt, në një botë që ende nuk është shndërruar nga Ungjilli, i cili është Lajm i Mirë për të gjithë”, tha At Ardura, President i Komiteti Papnor të Shkencave Historike, për shtyp, duke prezantuar Konferencës kushtuar 400 Vjetorit të Propaganda Fide

R.SH. - Vatikan

“Një bilanc të kërkimeve historiografike mbi veprimtarinë katërshekullore të Dikasterit Misionar te Selisë së Shenjtë”. Ky, shpjegoi At Bernard Ardura, president i Komitetit Papnor të Shkencave Historike, është qëllimi kryesor i konferencës ndërkombëtare të studimit "Euntes in mundum universum", e cila do të mbahet në Universitetin Papnor Urbaniana, nga nesër 16 deri më 18 nëntor, për të kremtuar katër qindvjetorin e themelimit të Kongregatës së Propaganda Fide, që u themelua më 22 qershor 1622.

“Pikërisht në Universitetin Urbaniana që i dedikohet veçanërisht formimit akademik të studentëve nga të ashtuquajturat “vendet e misionit” – shpjegoi at Ardura – do të rilexojmë historinë e këtij Dikasteri, të pasur me mësime të çmuara për jetën dhe jetën e misionit e sotëm të Kishës, dhe sigurisht shumë i dobishëm për përvijimin e së ardhmes së shpalljes së Ungjillit jo vetëm në territoret e konsideruara 'të misioneve', por edhe në shoqëritë me traditë të lashtë të krishterë, të cilat kanë nevojë për një ungjillëzim të ri të aftë për t’i pranuar sfidat e botës së sotme”. “Ne kemi misionarët tanë në Vende të largëta, por edhe Vendet tona janë bërë sot toka misioni”, saktësoi at Ardura duke folur për nevojën e ungjillëzimit të ri, kundër asaj “apostazie të heshtur” të denoncuar që nga Gjon Pali II. 

“Kjo konferencë ndërkombëtare studimore nuk synon vetëm studimin e një të shkuare të largët”, saktësoi At Ardura: “edhe sot Kisha vazhdon të ketë nevojë për burra dhe gra që, në sajë të Pagëzimit te tyre, i përgjigjen me bujari thirrjes për të dalë nga shtëpitë e tyre, nga familjet e tyre, nga vendlindja e tyre, nga Kisha e tyre lokale, për t'u dërguar tek popujt, në një botë që ende nuk është shndërruar nga Ungjilli, i cili është Lajm i Mirë për të gjithë”. Kështu tha At Bernard Ardura, President i Komiteti Papnor të Shkencave Historike, gjatë konferencës për shtyp mbajtur në Vatikan për të prezantuar konferencën ndërkombëtare, e cila do të mbahet duke filluar nga dita e nesërme në Universiteti Papnor Urbaniana, me rastin e 400 Vjetorit të themelimit të Kongregatës së Propaganda Fide.

“Tani, me strukturën e re të Dikasterit te Vatikanit për Ungjillëzim, nënvizohet gjithashtu se shpallja i Ungjillit ka të bëjë jo vetëm me territoret që ende nuk janë ungjillëzuar, por edhe me ato zona që e morën kumtimin e Ungjillit gjatë shekujve, në të cilat ende sot ka nevojë për një ungjillëzim të ri të burrave dhe grave që sot jetojnë në kulturat e reja të formuara, shpesh, jashtë dhe larg vlerave të krishtera”, shtoi At Ardura.

15 nëntor 2022, 14:38