Kërko

Sant Ignazio di Loyola Sant Ignazio di Loyola

Papa, le të kujtojmë se ne nuk jemi zotër të historisë

Me një letër dërguar kardinalit Omella Omella, Papa i bashkohet kremtimeve për 500-vjetorin e mbërritjes në Barcelonë të Shën Injacit të Loyolёs. "Nga historia e tij një mësim i madh për ne"

R.SH. - Vatikan

Me një letër dërguar kardinalit Omella Omella, Papa i bashkohet kremtimeve për 500-vjetorin e mbërritjes në Barcelonë të Shën Injacit të Loyolёs. “Nga historia e tij na vjen një mësim i madh për ne”. “Përmes krizave, Zoti na thotë se nuk jemi zot të historisë, madje as të historisë sonë, edhe pse jemi të lirë t'i përgjigjemi apo jo thirrjeve tё hirit të tij, është gjithmonë plani i tij i dashurisë që e drejton botën”. Kёshtu shkruan Papa Françesku në një letër drejtuar kardinalit Juan José Omella Omella, kryeipeshkёv i Barcelonës dhe president i Konferencës së ipeshkvijve spanjoll, me rastin e 500-vjetorit  të mbërritjes në qytetin Katalanas të Shën Injacit të Loyolёs.

Kështu, me rastin e  500-vjetorit tё konvertimit të Shën Injacit tё Loyolёs, Ati i Shenjtё Françesku, Papa jezuit, në nje letër, dërguar Kardinalit Omella,  përshkon historinë e Shën Injacit dhe pohon se “është domethënëse që këto momente të mendojmё se, për ta sjellë atë atje ku ishte (në momentin e konvertimit) Zoti përdori një luftë dhe një murtajë”.

Janë 500 vjet, thotë Papa, nga ardhja e "një ushtari të varfër në një vend të fshehur në gjeografinë e Spanjës, ndёrsa shkonte rrugës sё tij për në Tokën e Shenjtë", sepse "pasi i kishte shërbyer mbretit dhe bindjeve të tij", Injaci pati vendos, i tharë në trup e në shpirt, të zhveshët nga gjithçka me qëllimin për të ndjekur Krishtin në varfëri e përulësi, dhe për këtë arsye "nuk e kishte problem të shkonte në bujtina për të varfërit ose të tërhiqej në një shpellë".

Pa dyshim, shton Papa, "ёshtё diçka e veçantë qё pesë shekuj më vonë autoritetet civile dhe fetare të këtij rajoni, së bashku me eprorin institucional të Shoqërisë së Jezusit (Jezuitëve) që ai themeloi, mblidhen në formë institucionale për të kremtuar këtë ngjarje". Pikërisht këtu Papa gjen domethënëse praninë e një lufte dhe tё një murtaje, që e solli Injacin e Loyolёs nga Pamplona në Barcelonë dhe më pas në Manresa, gjë që na bën të mendojmë se "në mes të krizës, Zoti na thotë se nuk jemi pronar të historisë”.

 “Shën Injaci i Lojolës, si ushtar i ri mendonte për lavdinë e vet, por më pas u tërhoq fuqimisht nga Lavdia e Zotit, që i dha kuptim jetës së tij. Kёshtu ai na mëson pёrvujtёrinё: pёrvujtёrinё qё na bën tё vetëdijshëm se nuk jemi ne ata qё ndërtojnë Mbretërinë e Zotit, por është gjithmonë hiri i Zotit qё punon ne, enё argjile tё brishta, nё tё cilat ёshtё një thesar i madh qё bartim dhe komunikojmë. Për të ndihmuar të tjerët, kemi nevojë për takimin personal me Zotin: për çaste lutjeje e për dëgjimin e Fjalës së Tij”. 

I zhveshur nga gjithçka. Më 14 nëntor 1522, themeluesi i ardhshëm i Shoqërisë së Jezusit (Jezuitёve), asokohe një "ushtar i varfër", la shtëpinë e tij në Loyola për të arritur në Barcelonë. E nga ajo ngjarje lindi një histori, shton Papa Françesku, e cila ka çuar në ushtrime shpirtërore dhe itinerare të tjera të njerëzve, si "dymbëdhjetë shkallët e përulësisë së Shën Benediktit, las moradas tё Shёn Terezës" dhe mënyra të tjera me tё cilat lartohemi nga toka në qiell”.

15 nëntor 2022, 09:08