Noël Treanor, nunci i ri apostolik në Bashkimin Evropian
Irlandez, deri më tani ipeshkëv i Down dhe Connor, ishte sekretar i përgjithshëm i Comece. Tani zë vendin, që i përkiste kryeipeshkvit Aldo Giordano, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar.
R. SH. - Vatikan
Papa Françesku emëroi nunc të ri apostolik të Bashkimit Evropian, imzot Noël Treanor, deri tani ipeshkëv i Down dhe Connor, duke e ngritur njëkohësisht në dinjitetin e kryepeshkopit.
I lindur në Silverstream, Irlandë, më 25 dhjetor 1950, u shugurua meshtar në 1976 në dioqezën e Clogher, Treanor; më 31 mars 1993 u emërua sekretar i përgjithshëm i Komisionit të Konferencave ípeshkvnore të Bashkimit Evropian (COMECE), me qendër në Bruksel. .
Më 22 shkurt 2008 u emërua ipeshkëv i Down dhe Connor dhe u shugurua më 29 qershor.
Do të zërë vendin, që i përkiste Imzot Aldo Giordanos nga data 8 maj 2021 deri më 2 dhjetor të po këtij viti, ditën kur ndërroi jetë për shkak të disa shqetësimeve shëndetësore, shkaktuar nga Covid.
26 nëntor 2022, 13:27