Kërko

Il Papa nel 2020 tra le tombe del Cimitero Teutonico  (Vatican Media) Il Papa nel 2020 tra le tombe del Cimitero Teutonico (Vatican Media)

Më 2 nëntor Papa në lutje në varrezat Teutonike në Vatikan

Papa Françesku do të shkojë, mё 2 nёntor, në varrezat gjermane në Vatikan, në pёrfundim të Meshës në përkujtimin e të vdekurve, në Altarin e Katedrës në Bazilikën e Shën Pjetrit.

R.SH. - Vatikan

Më 2 nëntor, ditën kur përkujtohen të vdekurit, Papa Françesku do të mbajë një moment lutjeje në Varrezat e Shenjta Teutonike, nё Vatikan. Lutja do të bëhet rreth orës 12.30, në përfundim të Meshës që Papa do të kremtojë në Altarin e Katedrës në Bazilikën e Vatikanit. Të nesërmen Papa Françesku do të bëjë udhëtimin e 39-të apostolik të papnisë sё tij në Bahrein.

Vitin e kaluar, Papa kryesoi Meshën e 2 nëntorit në varrezat ushtarake franceze në Romë. Në vend të kësaj, në vitin 2020, Françesku pati kremtuar përkujtimin e të vdekurve në Kishën e Kolegjit Papnor Teutonik të Shёn Marisё në varrezat e popullsisë sё lashtë gjermane, në Vatikan. Menjëherë më pas Ati i Shenjtё shkoi për t'u lutur në kripten e Bazilikёs vatikanase para varreve të paraardhësve të tij të ndjerë.

Sikur dihet, më 2 nëntor, Kisha katolike romake përkujton të Gjithë besimtarët e vdekur.  “Vdekja nuk është fjala e fundit, sepse “njeriu është paracaktuar për një jetë të pa kufi, që ka rrënjët e veta dhe plotësimin e vet në Hyjin”. Kështu pati thënë Papa Françesku gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, më 2 nëntor 2014, në ditën kur liturgjia e Kishës katolike na fton t’i përkujtojmë të dashurit tanë që kanë vdekur.

28 tetor 2022, 21:16