Kërko

Papa Françesku lutet për viktimat e uraganit Fiona

Tërbimi i erërave ka goditur ashpër Karaibet dhe po shkon në këto orë, ngritur në një stuhi të kategorisë 4, drejt arkipelagut të Bermudës. Numërohen viktimat e dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Republikën Domenikane dhe Porto Riko, të cilat Papa Françesku i kujton dhe ku autoritetet njoftojnë pёr tre vdekur dhe mijëra persona të zhvendosur

R.SH. - Vatikan

Tërbimi i erërave ka goditur ashpër Karaibet dhe po shkon në këto orë, ngritur në një stuhi të kategorisë 4, drejt arkipelagut të Bermudës. Numërohen viktimat e dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Republikën Domenikane dhe Porto Riko, të cilat Papa Françesku i kujton dhe ku autoritetet njoftojnë pёr tre vdekur dhe mijëra persona të zhvendosur.

Papa Françesku i dërgoi dy telegrame - të nënshkruara nga Sekretari i Shtetit tё Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin - Imzot Freddy Antonio de Jesus Breton Martinez, Kryeipeshkёv i Santiago de Los Caballeros dhe Imzot Ruben Antonio Gonzalez Medina, ipeshkёv i Ponce, për viktimat e ' Uraganit Fiona në Republikën Domenikane dhe Porto Riko.

Në telegrame, Papa Françesku thotë se është "thellësisht i pikëlluar" për pasojat qё la pas " tёrbimi e natyrёs", uragani Fiona që i ka ndryshuar vendet "në orët e fundit ", duke shkaktuar "humbje njerëzore", "lëndime të shumta" dhe dëme tё mёdha. Papa Françesku i kërkon “të gjithë komunitetit të krishterë dhe njerëzve vullnet të mirë, solidaritet për t’i ndihmuar” viktimat e goditura nga kjo fatkeqësi  natyrore “duke treguar  kështu afërsinë vëllazërore për çka të gjithë jemi tё thirrur”.

21 shtator 2022, 13:50