Kërko

ARGENTINA-POLITICS-JUSTICE-CORRUPTION-FERNANDEZ-ATTACK ARGENTINA-POLITICS-JUSTICE-CORRUPTION-FERNANDEZ-ATTACK

Afërsia e Papës me zëvendës-presidenten e Argjentinës: të mbizotërojë demokracia

Papa Bergoglio merr pjesë në ngjaren e hidhur të atentatit kundër zëvendës-presidentes së Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner dhe kerkon të mbizotërojë demokracia në vend

R.SH. - Vatikan

Papa Bergoglio merr pjesë në ngjaren e hidhur të atentatit kundër zëvendës-presidentes së Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner, duke i shprehur, përmes një telegrami, solidaritetin në këtë çast kaq delikat. Uron, në vijim, që “në Argjentinën e dashur të mbizotërojë gjithnjë harmonia shoqërore dhe respekti për vlerat demokratike, në kundërshtim me  çdo dhunë e agesion”.

Një e shtënë e papritur, buzëmbrëmjes

Mbrëmë një burrë deshi të shtjerë mbi zëvendës-presidenten argjentinase, Cristina Fernandez de Kirchner. Nuk është akoma e qartë nëse nuk arriti ta shkrehë armën, apo  plumbi nuk u nis nga gryka e pushkës, që mund të ketë pasur ndonjë difekt. Ishte ora 21.00 me orën vendase (2 pas mesnate me atë evropiane) kur në lagjen Recoleta, në Buenos Ajres, Zonja de Kirchner po kthehej në shtëpi nga gjykata, ku këto ditë po gjykohet për korrupsion.

02 shtator 2022, 15:38