Kërko

 Papa Francesco - messaggio per il creato Papa Francesco - messaggio per il creato

Porosia e Papës, për kohën e krijimit!

Koha e Krijimit është mundësi për të kultivuar “kthesën tonë ekologjike”, kthesë e inkurajuar nga Shën Gjon Pali II, si përgjigje për katastrofën e natyrës

R.SH. - Vatikan

“Koha e Krijimit është mundësi për të kultivuar “kthesën tonë ekologjike”, kthesë e inkurajuar nga Shën Gjon Pali II, si përgjigje për katastrofën ekologjike, paralajmëruar edhe nga Shën Pali VI, që në vitin 1970” . Kështu shkruan sot Papa Françesku në një tweet, në faqen e tij të internetit  @Pontifex.

E nuk është hera e parë  që Papa Françesku vihet në mbrojtje të krijimit.

Krijimi  - na kujton - nuk është pronë për pak njerëz: është dhuratë e mrekullueshme, të cilën Zoti na e fali të gjithëve, që të kujdesemi për të e ta përdorim në dobi të përbashkët, gjithnjë me respekt e mirënjlohje të madhe.

Krijimi dhe frytet e tokës janë dhurata të Zotit për të gjithë njerëzit, njëkohësisht edhe rojtarë e pronarë  të Gjithësisë!

Dëgjoje zërin e krijimit!

Edhe në përfundim të katekizmit të audiencës së fundit të përgjithshme, mbajtur të mërkurën e kaluar në Vatikan, Françesku foli përsëri për shtëpinë tonë të përbashkët, Tokën, ndërsa mbarë bota katolike më 1 shtator, kremtonte Ditën Botërore të Lutjes për Kujdesin ndaj Krijimit, sivjet me temën “Dëgjoje zërin e krijimit”.

Tema e këtij viti duhet të nxisë angazhimin konkret të të gjithëve që të kujdesen për shtëpinë tonë të përbashkët”: - këtë na kujtoi Papa Françesku në prag të Ditës Botërore të lutjes për kujdesin ndaj krijimit.

“Në mëshirën e teprimeve tona konsumuese - theksoi - Toka Nënë rënkon dhe na lutet t’u japim fund shpërdorimeve tona dhe shkatërrimit të saj”.

02 shtator 2022, 15:30