Kërko

2022.04.29 Membri della Pontificia Commissione per la Tutela dei Minori 2022.04.29 Membri della Pontificia Commissione per la Tutela dei Minori

Papa: emëron shtatë gra në komisionin për mbrojtjen e të miturve

Papa ka emëruar shtatë gra, nga të cilat pesë janë laike, në mesin e anëtarëve të rinj të Komisionit Papnor për mbrojtjen e të miturve. Anëtarët e rinj janë: imzot Peter Karam, imzot Thibault Verny, at Tim Brennan; të shtatë gratë: Motra Mary Niluka Perera, Motra Annah Nyadombo, Irma Patricia Espinosa Hern ndez; Maud de Boer-Buquicchio, Anne-Marie Emilie Rivet-Duval, Teresa Devlin, Ewa Kusz, njofton sot zyra e shtypit të Vatikanit.

R.SH. - Vatikan

Papa ka emëruar shtatë gra, nga të cilat pesë janë laike, në mesin e anëtarëve të rinj të Komisionit Papnor për mbrojtjen e të miturve. Anëtarët e rinj janë: imzot Peter Karam, imzot Thibault Verny, at Tim Brennan; të shtatë gratë: Motra Mary Niluka Perera, Motra Annah Nyadombo, Irma Patricia Espinosa Hern ndez; Maud de Boer-Buquicchio, Anne-Marie Emilie Rivet-Duval, Teresa Devlin, Ewa Kusz. Kёshtu njofton sot zyra e shtypit të Vatikanit.

Anëtarët janë të pavarur e laikë

"Anëtarët janë të pavarur, janë laikë, gjysma janë gra, ne nuk jemi punonjës të Curies Romake, jam i sigurt se do të vazhdojnë të shprehen lirisht", tha në një intervistë për Vatican News, kardinali Sean Patrick O'Malley, kryeipeshkvi kapuçin i Bostonit, të cilin Papa e deshi në drejtimin e Komisionit Papnor për mbrojtjen e të miturve që nga viti 2014. "Unë besoj se është e rëndësishme të punojmë së bashku me Dikasterin e Vatikanit pёr Doktrinën e Fesё, i cili është Dikasteri përgjegjës i Selisё sё Shenjtё për trajtimin e rasteve të abuzimit".

"Ne nuk veprojmë me raste individuale, përgjegjësia jonë është të promovojmë kulturën e safeguarding, të studiojmë protokollet, t'u transmetojmë mësimet udhëheqësve të Kishës", shtoi kardinali O'Malley, e vijoi "në Dikasterin e Vatikanit pёr Doktrinën e Fesё ne kemi mundësinë të sjellim një vështrim dhe qëndrim baritor nё kёtё fushë. Për ne gjithashtu ёshtё mё rёndёsi të kuptojmë më mirë problemin e rasteve të abuzimit në botë që vijnë në Gjykatën e Kishёs”.

30 shtator 2022, 12:29