Kard. O Malley: Nënë Tereza "ёshtё një kryevepër e Zotit, dёshmi e njё dashurie qё sjell dritё"
R.SH. - Vatikan
“Një nga kryeveprat e Zotit, që na mëson se mëshira bën diferencën nё jetёn tonё tё pёrditshme, se dashuria e ndryshon rrënjësisht ekzistencën tonё”. Kështu tha kardinali amerikan Sean Patrick O'Malley, kryeipeshkёv i Bostonit dhe anëtar i Këshillit të Kardinajve, pёr Nënë Terezën, duke folur në një konferencë shtypi për prezantimin e filmit “Mother Teresa: no Greater Love”, prodhuar nga Knights of Columbus në bashkëpunim me Misionarët e Bamirësisë me rastin e 25-vjetorit të vdekjes së shenjtës shqiptare, që bie më 5 shtator. Kardinali O'Malley tregoi disa anekdota personale në lidhje me takimet e tij qё ka pasur me Nënë Terezën:
“Kur e merrte fjalёn ajo murgeshë e vogël e veshur me sari – dëshmoi kardinali O'Malley – ne kuptonim se ishim në praninë e Zotit. Qëllimi i jetës së saj ka qenё dëshmimi i fytyrës së mëshirshme të Zotit. Vetëm kur njerëzit ndihen të dashur, do të besojnë në mesazhin tonë dhe fytyra e Zotit shihet tek të varfrit dhe të vuajturit”. “Një film i plotë, i cili nis nga Shkupi, vendlindja e Nёnё Terezёs, për t’i pёrshkuar pastaj të gjitha etapat e jetës së shenjtës dhe për të treguar punën e saj që motrat e saj – Misionaret e Dashurisё e kryejnë ende sot në pesë kontinentet” nё shёrbim tё mё varfёrve ndёr tё varfёr: tha at Brian Kolodiejchuk, postulator i Çështjes së Kanonizimit tё Ganxhe Bojaxhiut, i cili ka bashkëpunuar nё realizimin e filmit, qё do të shfaqet në mbi 900 kinema në Shtete tё Bashkuara tё Amerikёs dhe Kanada më 3 e 4 tetor të ardhshëm. “Ta bëjmë të njohur figurën e Nënë Terezës për të rinjtë, që kanё tejet nevojë pёr figura tё tilla, në mënyrë që ajo të frymëzojë brezin e ri”.
Ky është objektivi kryesor i filmit, shpjegoi Eprori i Kalorësve të Kolombit, Patrick Kelly, i cili i dhuroi një kopje Papёs Françeskut gjatë audiencës së përgjithshme të mërkurën e kaluar mё 31 gusht nё Vatikan, para shfaqjes qё u bё mё 31 gusht pasdite në sallёn e Filmotekёs sё Vatikan. Ati i Shenjtë, nga ana e tij, i dërgoi një mesazh Eprorit tё Kalorësve të Kolombit duke e falënderuar për këtë iniciativë, "e cila mund të ndihmojë në mënyrë krijuese për ta bërë të arritshëm zellin për ungjillëzimin, veçanërisht te brezat e rinj".
"Ne jemi të lumtur të shohim në ekran atë që Zoti ka bërë me Nënën Terezё dhe atё çfarë ne vazhdojmë të bëjmë për të ndjekur mësimet e saj", tha motra Motёr Miryam Thérèse, eprore rajonale e Misionarëve të Bamirësisë: "Nëna ishte e bindur se pa Zoti nuk mund të bëhej asgjë. Ajo ishte e hapur ndaj dashurisë së Zotit dhe jeta e saj nuk ishte gjë tjetër veçse të sillte dashuri me shërbimin ndaj të varfërve, për të sjellë dritë dhe shpresë në botën e sotme”.