Kërko

Vatikan: të premten, konferencë për shtyp mbi Sinodin

Do të paraqitet më 26 gusht, në Sallën e Shtypit të Vatikanit, faza e dytë e procesit sinodal. Është fjala për fazën kontinentale të Sinodit mbi sinodalitetin, me temë: “Për një kishë sinodale: bashkim, pjesëmarrje dhe mision”.

R.SH. - Vatikan

Të premten, më 26 gusht, në orën 13.00, në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë, do të mbahet konferenca për shtyp, gjatë së cilës do të paraqitet faza e dytë e procesit sinodal. Është fjala për fazën kontinentale të Sinodit mbi sinodalitetin, me temë: “Për një kishë sinodale: bashkim, pjesëmarrje dhe mision”.  

Me atë rast, do të jepen edhe disa të dhëna, marrë nga Përmbledhjet e hartuara pas këshillimit të gjerë me Popullin e Zotit, në fazën e parë të procesit sinodal. Ato i janë dorëzuar Sekretarisë së Përgjithshme të Sinodit deri më 15 gusht. Gjithashtu, do të jepen edhe disa informacione për mënyrën e realizimit të Dokumentit për Etapën Kontinentale.

Në konferencën për shtyp, do të flasin: kardinali Mario Grech, Sekretar i Përgjithshëm i Sekretarisë së Përgjithshme të Sinodit; kardinali Jean-Claude Hollerich, jezuit, kryeipeshkëv i Luksemburgut, Relator i Përgjithshëm i Asamblesë XVI të Përgjithshme e të Zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve.

Konferenca për shtyp do të transmetohet drejtpërdrejt në italisht, frëngjisht, anglisht dhe spanjisht në kanalin Youtube Vatican News, duke u lidhur me faqen e internetit https://www.youtube.com/c/VaticanNews.

18 gusht 2022, 15:47