Kërko

Costituzione Apostolica 'Praedicate evangelium' Costituzione Apostolica 'Praedicate evangelium' 

Praedicate Evangelium: në takimin e 197 kardinajve dhe patriarkëve

Do të mbahet në datat 29 dhe 30 gusht, në sesione paradite dhe pasdite, takimi kushtuar tekstit të Kushtetutës Apostolike të Françeskut për reformën e Kuries. Në përfundim të punimeve, në Bazilikën e Shën Pjetrit, të martën e ardhshme, në orën 17.00, mesha e kryesuar nga Papa.

R. SH. - Vatikan

197 do të jenë pjesëmarrësit, të hënën dhe të martën, 29 dhe 30 gusht, për reflektimin dyditor mbi Kushtetutën e re Apostolike Preedicate Evangelium, shpallur më 19 marsin e kaluar, që përmban dhe sistemon shumë reforma të zbatuara tashmë vitet e fundit për Kurien Romake. Takimin e njoftoi vetë Françesku, në përfundim të lutjes së Mbretëreshës Qiellore më 29 maj, së bashku me lajmet për Koncistorin e ri.

Hollësi për pjesëmarrjen dhe organizimin e punës

Sot Zyra e Shtypit e Vatikanit bën të ditura hollësitë për pjesëmarrjet dhe organizimin e punës. Në një njoftim për shtyp lexojmë se përveç 197  kardinajve, do të jenë  të pranishëm në reflektim edhe Patriarkët e Lindjes dhe Eprorët e Sekretariatit të Shtetit dhe se seancat do të alternohen nga ora 09:00 në mëngjes e, pas një pushimi të shkurtër për drekë, do të vijojnë dhe pasdite, duke nisur nga ora 16.00.

Parashikohen takime për grupet gjuhësore lidhur me aspekte të ndryshme, që kanë të bëjnë me Dokumentin, si dhe diskutime në sallë. Në fund, pasditen e së martës, 30 gusht, pas punimeve të kuvendit, në orën 17.30 do të kremtohet Mesha e shenjtë në Bazilikën e Shën Pjetrit.

27 gusht 2022, 17:03