Nënë Tereza: “Nuk ka dashuri më të madhe”
R.SH. - Vatikan
Një dokumetar i ri për Nënë Terezën, realizuar nga Kalorësit e Kolombos “Mother Teresa: No grater Love” - “Nënë Tereza: Nuk ka dashuri më të madhe”. Do të shfaqet për herë të parë të mërkurën, më 31 gusht, në orën 17.00, në Sallën e Filmotekës Vatikanase, në Pallatin romak San Carlos.
Do të mund ta shikojmë përsëri Nënën e të Varfërve, Motrën e njerëzimit, Gruan më të madhe të shekullit, veshur me sari e mbathur me sandale të ngrëna nga rrugët e mbarë botës, ku shkeli, duke lënë pas gjurmët e vetë Krishtit, në emër të të cilit Nënë Tereza i vuri të varfërit në qendër të vëmenedjes. Kanë kaluar 25 vjet nga dita kur u largua fizikisht nga ne, për të jetuar një jetë më të mirë, e megjithatë të duket se nuk ka “ikur” kurrë mbasi një grua si ajo nuk mund ta brakstisë mbi tokë e as në qiell “botën e të varfërve të saj”. Të cilën do ta ritakojmë rishtas në ekranin filmik!