Nё Sri-Lankё tё befasuar nga bujaria e Papёs Françesku
R.SH. - Vatikan
Një ceremoni për t'i dhënë solemnitet një gjesti solidariteti. Kjo është ajo që u përjetua në Sri-Lankё më 13 dhe 14 gusht kur, në emër të Papës, nunci apostolik nё vendit aziatik, kryeipeshkvi Imzot Brian Udaigwe, shpërndau një shumë rupi për 400 familje si dhuratë nga Papa Françesku për viktimat e atentateve në Pashkët e vitit 2019.
Për mediat e Vatikanit, kardinali kryeipeshkёv i Kolombos, Albert Malcolm Ranjith Patabendige Don, tregoi për interesimin e Papës për tragjedinë që pësuan këta njerëz dhe për habinë për bujarinë e treguar përtej pritshmërive. “Më premtoi një shumë të caktuar - 50 mijë euro - nga një donacion që kishte në dispozicion.
Por kur në prill shkova për të kontrolluar, pashë që Papa kishte dёrguar jo 50 mijë, por 100 mijë euro”. Familjeve që kanë pasur viktima dhe atyre qё kanё mbetur me persona të paaftë nga atentatet dhe që kanë nevojë për kujdes të specializuar kanë marrë shuma më të mëdha, shpjegon Ranjith: "Ne shpërndamë të gjithë shumën e marrë dhe të gjithë ishin të lumtur që morën këtë ndihmë nga Ati i Shenjtё".