Marrëveshja ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së São Tomé e Príncipe
R.SH. - Vatikan
Dy ishuj në Atlantik përballë Gjirit të Guinesë, të rrethuara nga një arkipelag i harlisur, njëri prej mbajnё emrin e Shën Tomёs, sepse kështu e quajtën lundërtarët portugez që i zbuluan në vitin 1470. Republika Demokratike e São Tomé e Príncipe është një nga Shtetet më të vogla afrikane, i pavarur që nga mesi i viteve 1970, me një shumicë katolike, vend që lufton kundër spektrit të varfërisë endemike. Këtu në ditën e solemnitetit tё festës së Ngritjes sё Virgjrës Mari nё Qiell, në "Dhomën e Takimeve" të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Sao Tomé, u nënshkrua Marrëveshja ndёrmjet Selisë së Shenjtë dhe kombit të vogël afrikan.
Autonomia për të mirën e përbashkët
“E hartuar në italisht e portugalisht dhe e përbërë nga 28 nene”, Marrëveshja “do të hyjë në fuqi – njofton Zyra e Shtypit e Vatikanit – me shkëmbimin e Instrumenteve të Ratifikimit”. Teksti, sqarohet në njoftimin zyrtar, “përcakton njohjen e personalitetit juridik të Kishës Katolike e tё institucioneve kishtare dhe përcakton kuadrin ligjor të marrëdhënieve ndёrmjet Kishës dhe Shtetit”. Më tej, "teksti konsolidon edhe më tej lidhjet e miqësisë dhe tё bashkëpunimit që ekzistojnë ndёrmjet dy Palëve, të cilat, duke ruajtur pavarësinë dhe autonominë e tyre, marrin përsipër të bashkëpunojnë për mirëqenien shpirtërore dhe materiale të personit njerëzor, si dhe për promovimin e së mirës së përbashkët”.
Në njoftimin për shtyp thuhet se në emër të Selisë së Shenjtë, Marrëveshja u nënshkrua nga Kryeipeshkvi imzot Giovanni Gaspari, nunc apostolik i Sao Tomé e Principe, dhe nga Shteti afrikan nga zonja Edite Ramos da Costa Ten Jua, Ministre e Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit dhe Komuniteteve.