Kërko

Papa Françesku përqafon njё refugjat ukrainas Papa Françesku përqafon njё refugjat ukrainas

Bisedë e re telefonike ndërmjet Françeskut dhe Zelenskit i cili falënderon Papën për lutjet e tij

Presidenti ukrainas njoftoi në një postim në Twitter për bisedën me Papën, gjatë së cilës foli për agresionin që po vuan populli ukrainas

R.SH. - Vatikan

Një bisedë telefonike ndërmjet Papës dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky u zhvillua dje, e premte 12 gusht, pothuajse gjashtë muaj pas fillimit të luftës në Ukrainë. Një bisedë pjesë e kontekstit të solidaritetit të shprehur disa herë nga Papa Françesku për mbarë popullin ukrainas. Lajmin e ka dhënë vetë Zelensky, i cili në një postim në Twitter ka folur për tmerret që po kalon popullsia ukrainase që nga pushtimi rus i 24 shkurtit tё kaluar, duke i shprehur mirënjohjen Papës për lutjet e tij. Menjëherë pas kësaj, gjithnjë në një postim në tweet, ambasadori ukrainas pranë Selinë e Shenjtë, Andrii Yurash, ribotoi lajmin e bisedës telefonike, duke shtuar se "Shteti dhe shoqëria ukrainase do të jenë të lumtur të përshëndesin Atin e Shenjtë", duke shpresuar në një vizitë tё Papёs Françesku në Kiev.

Bisedat e tjera

Vetë Zelensky, i cili foli më 22 mars të kaluar në një hang-out me Parlamentin italian, e hapi video lidhjen duke thënë se kishte folur me Papën: "Ai tha – kujtoi Zelensky - fjalë shumë të rëndësishme". Një tjetër bisedë telefonike ndërmjet të dyve ishte ajo e 26 shkurtit tё kaluar, dy ditë pas sulmit rus. Me atë rast, Papa Françesku i pati shprehur presidentit “dhimbjen e tij më të thellë për ngjarjet tragjike që po ndodhin në vend”. Vetë Zelensky pak më vonë pati njoftuar: “Falënderova Papën për lutjen e tij për paqen në Ukrainë dhe për një armëpushim. Populli ukrainas e ndjen mbështetjen shpirtërore të Shenjtërisë së Tij".

Apelet e Papës

Në shumë raste tjera që nga fillimi i konfliktit, mendimet e Papës shkuan te populli ukrainas. Edhe në audiencën e fundit të përgjithshme, atë të 10 gushtit, Papa Françesku foli për atë që po ndodh në Ukrainë duke iu referuar popullit "që ende vuan nga kjo luftë kaq mizore", me një mendim të veçantë për "shumë emigrantët që po largohen vazhdimisht". Nga Papa, gjatë këtyre muajve, edhe thirrja që të mos mësohemi me luftën, të mos lodhemi duke bërë mirë përmes pritjes dhe solidaritetit me vëllezërit dhe motrat viktima të këtij konflikti.

13 gusht 2022, 11:05