Kërko

Mesha e hapjes së Simpoziumit të Secam Mesha e hapjes së Simpoziumit të Secam 

Përshëndetja e Papës për Secam, Ruffini: mediat të jenë ndërtuese të paqes

Filloi Simpoziumi i Konferencave Ipeshkvnore të Afrikës dhe Madagaskarit, mbledhur në Akra të Ganës, në asamblenë e përgjithshme. Në hapje, kardinali Louis Antonio Tagle solli përshëndetjen e Papës Françesku. Paolo Ruffini, prefekt i Dikasterit vatikanas për Komunikimin dërgoi një mesazh, në të cilin inkurajon universitetet katolike dhe institucionet e arsimit të lartë të garantojnë formimin më të mirë në studimet e komunikimit shoqëror

R.SH. – Vatikan

         “Bashkim dhe paqe” është urimi i dyfishtë që i dërgon Papa Françesku Afrikës, nëpërmjet kardinalit Louis Antonio Tagle, i pranishëm në asamblenë e 19-të plenare të Simpoziumit të Konferencave Ipeshkvnore të Afrikës dhe Madagaskarit (SECAM), që filloi më 25 korrik në Akra të Ganës. Gjatë punimeve, të cilat do të vazhdojnë deri më 1 gusht, arriti edhe mesazhi i prefektit të Dikasterit vatikanas për Komunikimin, Paolo Ruffini. Duke përshëndetur riaktivizimin e Komitetit Ipeshkvnor Pan-Afrikan për Komunikimet Shoqërore (CEPACS), uruar nga Nxitja Apostolike “Ecclesia in Africa” e Papës shenjt Gjon Pali II, Ruffini thekson angazhimin e përbashkët të organizmit të Vatikanit që ai drejton dhe të CEPACS në inkurajimin e universiteteve katolike dhe të instituteve për arsimin e lartë që të sigurojnë formimin më të mirë të mundshëm në studimet e komunikimit shoqëror, si në nivelin njerëzor ashtu edhe në atë profesional. Prelatëve të mbledhur për të diskutuar sigurinë dhe migrimin në Afrikë, prefekti i Dikasterit për Komunikimin u shprehu më pas vlerësimin e tij për përpjekjet e bëra nga konferencat ipeshkvnore në fushën e komunikimit, “në të gjitha nivelet, veçanërisht përmes lulëzimit të stacioneve radio dhe TV”. Shumica e këtyre radiostacioneve, ndër të tjera, transmetojnë emisionet e Radio Vatikanit në anglisht, frëngjisht, portugalisht, kisuahili dhe, herë pas here, në shumë gjuhë të tjera afrikane, duke dhënë lajme të përditësuara dhe të verifikuara për Papën dhe për Dikasteret e ndryshme të Selisë së Shenjtë.

27 korrik 2022, 14:59