Kërko

 Pentecoste - Maria con gli apostoli Pentecoste - Maria con gli apostoli

Shpirti Shenjt, shok udhe e mik. Pa Të, nuk mund ta njohim Jezusin

Të lutemi, pasi kjo është rruga e vetme për të fituar, në çdo çast, falë Shpirtit Shenjt, hirin e frytit të Pashkëve. T’i lutemi Zotit të na mësojë me praninë e këtij shoku udhe, të Shpirtit Shenjt, të këtij dëshmitari të Jezusit, që na tregon ku është Jezusi, ku ta gjejmë Jezusin, çfarë na thotë Jezusi. Hirin për të pasur një farë familjariteti: është mik, apo jo! Jezusi e pati thënë: “Jo, nuk të lë vetëm, të lë Shpirtin Shenjt”. Jezusi na e lë Shpirtin Shenjt si mik

R.SH. - Vatikan

Shpirti Shenjt është mik e shok udhe e na tregon ku është Jezusi. Shpirti Shenjt është Zot, që na dëshmon për Jezu Krishtin, na mbron, na qëndron pranë e na përkrah në jetën tonë. Jeta e krishterë nuk mund të kuptohet pa praninë e Shpirtit Shenjt: nuk do të ishte e krishterë. Do të ishte një jetë fetare, pagane, e mëshirshme, që beson në Zotin, por pa gjallërinë, që do Jezusi për dishepujt e vet. E gjallërinë, na e jep Shpirti Shenjt, i pranishëm.

Shpirti i Shenjtë – Parakliti, siç e quante Jezusi – dëshmon për Krishtin, në mënyrë që ne të jemi më pas në gjendje t’ua japim këtë dëshmi të tjerëve.
Këtë bën Shpirti Shenjt: na e hap zemrën, që ta njohim Jezusin. Pa Të nuk mund ta njohim Jezusin. Ai na përgatit për takimin me Krishtin. Na bën të ecim udhës së Jezusit. Shpirti Shenjt vepron brenda nesh gjatë gjithë ditës, gjatë gjithë jetës, si dëshmitar, që na tregon ku është Jezusi.

Të lutemi, pasi kjo është rruga e vetme për të fituar, në çdo çast, falë Shpirtit Shenjt, hirin e frytit të Pashkëve. T’i lutemi Zotit të na mësojë me praninë e këtij shoku udhe, të Shpirtit Shenjt, të këtij dëshmitari të Jezusit, që na tregon ku është Jezusi, ku ta gjejmë Jezusin, çfarë na thotë Jezusi. Hirin për të pasur një farë familjariteti: është mik, apo jo! Jezusi e pati thënë: “Jo, nuk të lë vetëm, të lë Shpirtin Shenjt”. Jezusi na e lë Shpirtin Shenjt si mik.

04 qershor 2022, 19:02