Kërko

2021.09.24 Mostra-Musei-Vaticani-Raffaello-Fra-Bartolomeo-San-Pietro-e-San-Paolo 2021.09.24 Mostra-Musei-Vaticani-Raffaello-Fra-Bartolomeo-San-Pietro-e-San-Paolo

Delegacioni i Patriarkanës Ekumenike për vizitë në Romë

Një delegacion i Patriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës do të jetë për vizitë në Romë nga 28 deri më 30 qershor 2022, për të marrë pjesë në festën e Shenjtorëve Pjetër e Pal. Shkëmben, kështu, vizitën e përvitshme të delegacionit papnor, me rastin e festës së Shën Andreut Apostull

R.SH. - Vatikan

Një delegacion i Patriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës do të jetë për vizitë në Romë nga 28 deri më 30 qershor 2022.  Rasti - njofton Salla e Shtypit e Vatikanit - është ai i shkëmbimit tradicional të Delegacioneve për festat përkatëse të Shenjtorëve Pajtorë, më 29 qershor në Romë, për kremtimin e Shenjtorëve Apostuj Pjetër e Pal - e më 30 nëntor, në Stamboll, për kremtimin e Shën Andreut Apostull.

Delegacioni do të kryesohet nga Kryepeshkopi i Telmissos Job, përfaqësues i Patriarkanës Ekumenike pranë Këshillit Ekumenik të Kishave dhe bashkëkryetar i Komisionit të Përbashkët Ndërkombëtar për Dialogun Teologjik ndërmjet Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse. Kryepeshkopi Job do të shoqërohet nga peshkopi i Halicarnassos, Adrianos dhe diakoni patriarkal Barnabas Grigoriadis. Të mërkurën, më 29 qershor, Delegacioni i Patriarkanës do të marrë pjesë në festën solemne eukaristike, kryesuar nga Ati i Shenjtë dhe do të zhvillojë bisedime me Dikasterin për Nxitjen e Bashkimit të të Krishterëve. Së fundi, të enjten, 30 qershor, parashikohet takimi me Papën.

27 qershor 2022, 15:40